Rriten çmimet tavan të 4 produkteve të shportës, si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli - Business Magazine Albania

Rriten çmimet tavan të 4 produkteve të shportës, si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli

produkteve të shportës

Bordi i Transparencës së ushqimeve ka vendosur çmimet tavan për 4 produktet e shportës si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli. Çmimet janë ndjeshëm të rritura krahasimisht me ato të caktuara një javë më parë dhe ndërkohë që vihet re një vlerë e lartë e vajit të lulediellit, i cili është produkt tërësisht importi. 

Kështu, sipas vendimit të Bordit të Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura, këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se: 321 lekë/litër për vajin e lulediellit; 90.5 lekë/kg për miellin masiv; 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg); 123 lekë/kg për sheqerin (1 kg). 

Lexoni: Çmimi i naftës rritet sërish. Shkon në 233 lekë

Gjithashtu Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për këto produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. 

Vetëm një javë më parë, pikave të tregtimit me pakicë u kishte shkuar një urdhër me çmimet tavan të shitjes, i cili për vajin është përcaktuar 305 lekë/kg,  miellin e vendit 99 lekë për kg, orizin bazik kokërr gjatë 95 lekë për kg dhe sheqerin 99 lekë për kg. 

Ky vendim hyri në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0