Rrini në shtëpi! Eksperti nga Wuhan habitet me masat "e dobëta" marrë në Itali - Business Magazine Albania

Rrini në shtëpi! Eksperti nga Wuhan habitet me masat “e dobëta” marrë në Itali


Nëse jeni duke pyetur pse po vdesin gati 500 italianë në ditë përgjigjen e dha zëvendës Presidenti i Kryqit të Kyq kinez Sun Shuopeng. Administratori kryesor i situatës në Wuhan ka mbërritur në Lombardi dhe po asiston Presidentin e rajonit të Lombardisë Attilio Fontana në menaxhimin e situatës. “Ka shumë njerëz në qarkullim”, tha Shuopeng gjatë konferencës për shtyp.

“Pas një vlerësimi të parë në qytetin e Padovës, lëviza drejt Milanos.  Në zonën më të goditur, masat nuk janë aq të forta. Për fat të keq nuk janë marrë masat e duhura. Shumë njerëz janë në qarkullim, shumë njerëz përdorin shërbim publik, ndërsa shtrohen ende dreka e darka në hotele”, tha përfaqësuesi kinez.  Sipas tij, “në këtë situatë askush nuk duhet të jetë një vëzhgues. Cilido duhet të marrë pjesë në përballjen e pandemisë, duke marra masa strikte vetëdisiplinuese”.

Ai tregoi se vetëm pas një muaji karantine të plotë në Wuhan, situata arriti të vihen në kontroll.

Me viktimat e së enjtes, Italia tejkaloi numrin e personave të vdekur në Kinë, ndërsa edhe nga Spanja raportohen shifra të frikshme, me një të vdekur në çdo 15 minuta.

Eksperti kinez kërkoi gjatë konferencës për shtyp, “të mbyllen të gjitha aktivitetet ekonomike dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër të vendosur para vdekjes”. Ndaj, Presidenti i rajonit të Lombardisë i kërkoi qeverisë italiane të marrë masa edhe më të forta.

Mesazhet e solidaritetit në ballkonet e Italisë i kanë lënë vend heshtjes, e vetmja shoqëruese e karvanit të makinave të ushtrisë që përcjell qindra viktima në banesën e fundit, në pamundësi për t’u shoqëruar nga familjarët.

Në Shqipëri jemi tek mbi 60 të infektuar dhe dy të vdekur deri më tani. Shifrat nuk duken shqetësuese sa për të bindur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa jemi ende në fazën fillestare të përhapjes së pandemisë. Vatrat e infeksionit po përhapen në qytete dhe vetë kryeministri ka theksuar se Shqipëria nuk ka kapacitetet për të trajtuar me shërbim mjekësor flukse të mëdha të sëmurësh.

Prej të hënës së kësaj jave disa sipërmarrje kanë rifilluar aktivitetin. Puna në Call Center dhe fasoneri kanë ngjallur diskutime. Megjithë masat e ndërmarra, qarkullim i njerëzve dhe automjeteve ka vazhduar të jetë i lartë, aq sa masa e dytë e komunikuar nga kryeministri ishte ajo e reduktimit të orareve. Që prej dy ditësh tashmë, orët e reduktuara duket se janë një zgjidhje edhe më e dëmshme, pasi njerëzit dynden në banka, supermarket, madje edhe në rrugë për të shfrytëzuar orët e “lira”.

Shumë njerëz janë kundër vendimeve të vazhdueshme të kryeministrit. Ndoshta komunikimi i këtyre vendimeve nga një ekspert i fushës, pse jo edhe një përfaqësus kinez, do të mirëpritej më shumë, por ajo që po ndodh shumë afër nesh, nevojitet të perceptohet më mirë. Na pëlqen apo jo, zgjidhja e vetme që sygjerojnë ata që sapo dolën nga kjo luftë, është qëndrimi në shtëpi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0