Rreziku i ndjenjës së izolimit krijuar nga pandemia

Rreziku i ndjenjës së izolimit krijuar nga pandemia

ndjenjës së izolimit

Mes gjithë ndryshimeve të detyruara që ka sjellë pandemia e koronavirusit në botë, ndjenja e izolimit mund të jetë një nga më të vështirat. Sipas mjekëve psikiatër që studiojnë efektet e izolimit tek shëndeti mendor, distancimi fizik na ka distancuar edhe nga ana sociale.

Mjekët psikiatër thonë se pandemia dhe përqendrimi tek distancimi fizik na ka bërë të ndjehemi më të vetmuar dhe më pak komodë përreth njerëzve të tjerë.

“Do të doja ta vija theksin tek pasojat e izolimit dhe vetmisë, sepse janë pa dyshim një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm që ndikon si në shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor. Njerëzit që kalojnë një kohë të gjatë në izolim – si burgje, spitale, ose madje në Antarktidë, – patjetër që humbin aftësi të caktuara shoqërore. Dhe sa më gjatë të qëndrojnë, aq më shumë i humbasin”, thotë psikiatri Dennis Ougrin, i Universitetit “King” në Londër.

Markiyan Prokhasko kaloi gati dy muaj në Antarktidë. Ai shkoi atje në fillim të vitit 2019 për të shkruar një libër në lidhje me përvojën e të qenit në një stacion polar.

Më pas, gjatë karantinës, Markiyan shpesh shihte paralelizma me periudhën që kaloi në Polin e Jugut.

“Kur je në shtëpi, ndonjëherë nuk do të takosh askënd, por nuk të pengon njeri ta bësh një gjë të tillë. Por kur rrethanat të detyrojnë të qëndrosh në shtëpi, papritmas ndjen një kufizim – nuk mund të shkosh askund , megjithëse do të dëshiroje. Në Antarktidë, është e njëjta gjë “, thotë Markiyan Prokhasko.

Pas kthimit nga ekspedita, Markiyanit iu desh njëfarë kohe të përshtatej me jetën normale.

“Kur u ktheva, nga njëra anë, doja të rrija vetëm për disa javë, të mos komunikoja me askënd – mbase vetëm me të afërmit. Çfarë mund t’u them, si t’i shpjegoj të gjitha? Nga ana tjetër, shumë nga gjërat që janë të zakonshme këtu, dukeshin pa kuptim për një fare kohe. Dilja jashtë, njerëzit ishin nisur për diku – po ku?”, thotë ai.

Ekspertët thonë se nuk ka dyshim që njerëzit do të humbasin aftësi të caktuara shoqërore gjatë pandemisë. Ashtu siç atrofizohen muskujt kur nuk i përdor, aftësitë e komunikimit vuajnë nga izolimi. Prandaj është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin mendor.

“Komunikimi, lidhjet njerëzore nuk janë më pak të rëndësishme sesa puna, aktiviteti fizik, dieta, gjumi, etj. Është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nëse njerëzit mendojnë se gjatë karantinës duhet të shpenzojnë gjysmë ore me ushtrime fizike, ata duhet të mendojnë edhe për rëndësinë e komunikimit shoqëror “, thotë Dr. Ougrin.

Sipas ekspertëve, edhe gjërat më të vogla mund të ndihmojnë.

“Nëse do të përmirësosh shëndetin mendor sot, unë do të këshilloja një telefonatë apo takim me një mik të mirë të kahershëm me të cilin nuk ke folur për një kohë të gjatë. Thjesht një bisedë me të”, thotë psikiatri Ougrin.

Do të vijë një ditë që pandemia do të marrë fund dhe shpresa është që njerëzit të mos qëndrojnë më larg njëri-tjterit dhe t’u rikthehen lidhjeve sociale. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0