Rregulla të reja për turizmin, certifikatë e detyrueshme për çdo strukturë akomoduese - Business Magazine Albania

Rregulla të reja për turizmin, certifikatë e detyrueshme për çdo strukturë akomoduese

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në rregulloren për klasifikimin dhe funksionimin e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit. Sipas vendimit, çdo sipërmarrës që operon në këtë fushë do të duhet të pajiset me një certifikatë klasifikimi, duke e bërë këtë dokument një kërkesë ligjore të detyrueshme për të ofruar shërbime akomodimi.

Vendimi i ri parashikon që aplikimet për certifikim, rinovim apo ndryshim të të dhënave, do të kryhen vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Po ashtu, të gjitha përgjigjet dhe komunikimet zyrtare nga administrata shtetërore ndaj bizneseve do të jepen gjithashtu në formë elektronike, me vulë dhe nënshkrim digjital.

Në dokumentin zyrtar theksohet se, pas ngritjes dhe funksionimit të plotë të Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Turizmit, çdo procedurë do të kalojë ekskluzivisht përmes këtij sistemi. Deri atëherë, praktikat do të vijojnë sipas rregullave aktuale.

Ndër ndryshimet kryesore janë:

-Detyrimi për çdo subjekt turistik që ofron shërbime akomodimi të aplikojë për certifikatë klasifikimi.
-Komunikimi zyrtar me institucionet do të zhvillohet vetëm në formë elektronike.
-Komisioni përkatës do të klasifikojë strukturat akomoduese bazuar në kritere dhe kushte të përcaktuara në aneksin përkatës të vendimit.
-Çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura për marrjen e certifikatës duhet të deklarohet brenda 7 ditëve përmes “e-Albania”.

Burimi: Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0