Në rradhë për suitën $32,000 të Etihad Airways - Business Magazine Albania

Në rradhë për suitën $32,000 të Etihad Airways


Etihad Airways thotë se edhe pse $32,000 duhet të paguhet për të pasur një suitë me tre dhoma për të fluturuar nga Abu Dhabi për në New York, njerëzit po qëndrojnë në radhë.

Residenca, sic e ka quajtur Etihad këtë dhomë luksoze, do të jetë gati për vizitorët në Dhjetor dhe ai do të kryejë itinerarin Abu-Dhabi-New York. Pikërisht në dhjetorin e ardhshëm, kjo linjë ajrore do të vë në dispozicion Airbus A380 superjumbo në vend të Boeing 777. Ditën e hënë, vizitorë të shumtë panë një model të suitës në fjalë.

“Ne kemi marrë një përgjigjje shumë pozitive lidhur me Rezidencën e cila ka qënë përtej pritshmërive tona,” tha Oficeri Ekzekutiv i Etihad Airways, James Hogan, ditën e hënë në Orlando ku u zhvillua një aktivitet nga Global Business Travel Association. “Ne po shohim prenotime të majme,” tha ai.

Etihad harxhoi 6 vite për të zhvilluar këtë suitë. Zëdhënësja e Etihad, Katie Connell, refuzoi të japë shumë shpjegime se sa bileta janë shitur për të përdorur Rezidencën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0