Rolls-Royce pretendon se avioni i tij elektrik është më i shpejti që është ndërtuar ndonjëherë - Business Magazine Albania

Rolls-Royce pretendon se avioni i tij elektrik është më i shpejti që është ndërtuar ndonjëherë

Rolls-Royce pretendon se avioni i tij elektrik është më i shpejti që është ndërtuar ndonjëherë

Dy muaj pas fluturimit të tij të parë, avioni plotësisht elektrik i Rolls-Royce, Spirit Of Innovation, ka arritur një shpejtësi rekord prej 623 km/h (387.4 mph).

Sikur kjo të mos mjaftonte, Spirit Of Innovation, që është pjesë e projektit Accelerating the Electrification of Flight (ACCEL), ka arritur gjithashtu shpejtësinë 555.9 km/h (345.4 mph) në një distancë prej tre kilometrash, duke thyer rekordin e mëparshëm për një avion elektrik me 213.04 km/h (132 mph). Në testet e tjera të zhvilluara në vendin e provave në Boscombe Down, avioni theu më shumë rekorde, duke arritur një shpejtësi prej 532.1 km/h (330 mph) në një distancë prej 15 kilometrash dhe duke arritur një lartësi prej 3,000 metrash në vetëm 202 sekonda. Rolls-Royce ka dorëzuar të dhënat në Fédération Aéronautique Internationale (FAI) – Federata Botërore e Sporteve Ajrore që kontrollon dhe certifikon rekordet botërore aeronautike dhe astronautike – për të konfirmuar se ka thyer rekorde botërore.

“Teknologjia e avancuar e baterive dhe e motorit, e zhvilluar për këtë program, ka aplikime të rëndësishme për tregun e avancuar të mobilitetit ajror,” tha CEO i Rolls-Royce, Warren East.

“Pas fokusit të botës në nevojën për veprim në COP26, kjo është një tjetër pikë e rëndësishme që do të ndihmojë në realizimin e ‘jet zero’ dhe mbështet ambiciet tona për të sjellë përparime teknologjike që shoqëria ka nevojë për të reduktuar emetimet e transportit në tokë, ajër dhe det” tha ai ndër të tjera. Spirit Of Innovation arriti këto suksese falë një motori elektrik prej 400 kW dhe një baterie 750V. Për ta vendosur në perspektivë, kjo bateri ka energji të mjaftueshme për të ngarkuar 7,500 celularë. Ajo furnizon një helikë që kryen 2,200 rrotullime për minutë.

“Spirit Of Innovation është paksa ndryshe nga avionët ekzistues me energji elektrike sepse është optimizuar për shpejtësi, që do të thotë se bateritë harxhohen shumë shpejt – avioni mund të fluturojë vetëm për rreth shtatë deri në tetë minuta, me mjaft energji për të bërë një ulje të sigurt me rezerva,” shpjegoi Bill Read, zëvendës redaktor i Aerospace, revista e Shoqatës Mbretërore Aeronautike.

“Dizajnet e ardhshme të avionëve komercialë elektrikë do të fokusohen më shumë te qëndrueshmëria për të mbajtur bateritë aktive për sa më shumë kohë dhe për të rritur distancën e fluturimit.”

Qëllimi i projektit ACCEL është të hulumtojë teknologjinë e baterive për avionët elektrikë të së ardhmes, përfshirë avionët komercialë. Një nga sfidat kryesore ka qenë gjetja e mënyrave për të ulur peshën e baterive. Për të zgjidhur këtë problem, Rolls-Royce e ka dizajnuar sistemin e mbajtjes së baterisë si një pjesë strukturore të avionit. “Sipas Rolls-Royce, ndërsa makinat elektrike zakonisht kanë një raport të barabartë peshe midis baterive dhe paketimit, kutia e baterisë në avion peshon 450 kg, nga të cilat elementët përbërës peshojnë 300 kg,” tha Read.

“Rolls-Royce thotë se sistemi i krijuar është shumë efikas nga ana energjetike, me 90 për qind të energjisë së baterisë që përdoret për të furnizuar avionin, dhe vetëm 10 për qind të energjisë humbet përmes nxehtësisë dhe zhurmës.”

Ngrohja e baterive është një tjetër problem në avionët elektrikë. Elementët përbërës të baterisë së Spirit Of Innovation janë të mbajtura në kontenierë të mbrojtur nga zjarri të veshur me tapë portugeze (po, e njëjta lëndë që ndodhet në majë të shishes së verës) për të siguruar një barrierë termike.

Një numër i madh sensorësh në avion monitoron 20,000 sinjale të dhënash për sekondë, duke matur ngarkesën, temperaturën dhe tensionin e qelizave të baterisë. Këto të dhëna i dërgohen pilotit gjatë fluturimit për të ofruar informacione dhe paralajmërime në lidhje me gjendjen e baterive.

Lexo edhe: Një shkëmb hapësinor do të bëhet “mini-hëna” e re e Tokës 

Me shqetësimet në rritje për ndikimin e emetimeve nga aviacioni në mjedis, po rritet fokusi në zhvillimin e avionëve elektrikë.

Shumë prodhues po punojnë për avionë që mund të përdoren për fluturime të shkurtra ose si taksi ajrore. Për shembull, easyJet po zhvillon një avion plotësisht elektrik me 186 vende që mund të fluturojë për rreth një orë, që do të ishte i mjaftueshëm për t’ju çuar nga Londra në Amsterdam. Ndërkohë, Urban Air Port planifikon të ndërtojë një ‘skyport’ në Coventry, i cili do të jetë qendra e parë operacionale në botë për taksitë ajrore dhe dronët e ngarkesave.

Në fakt, sipas Read, Rolls-Royce planifikon të përdorë përvojën e fituar nga projekti ACCEL për të zhvilluar një sistem të plotë të motorëve elektrikë për taksi ajrorë vertikalë (eVTOL) dhe për avionë komercialë elektrikë për fluturime të shkurtra.

Një problem me bateritë është se qelizat degradohen me përdorim. Sipas një anëtari të ekipit ACCEL, bateritë mund të rikarikohen vetëm nga 500 deri në 1,500 cikle përpara se të degradohen aq sa të mos jenë më të dobishme për të fuqizuar avionët. Kjo mund të jetë një problem për operatorët e eVTOL, të cilët do të kenë nevojë për fuqi të plotë për ngritje dhe ulje dhe do të kërkojnë rikarikime të shpeshta, gjë që mund të konsumojë bateritë e tyre shumë shpejt.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

sf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0