Rolls-Royce, anija pa ekuipazh që kontrollohet në distancë - Business Magazine Albania

Rolls-Royce, anija pa ekuipazh që kontrollohet në distancë


Objektiv i çdo kompanie globale është reduktimi i kostos së ofrimit të shërbimit dhe këtë parim ka pasur ndërmend edhe Rolls-Royce, kur ka prezantuar projektin e vet për të ardhmen e transportit të mallrave përmes oqeaneve.

Bëhet fjalë për konglomeratin industrial (jo kompaninë e prodhimit të automjeteve) që thotë se ka gati projektin për të kontrolluar anijet me mallra në distancë, pa patur nevojë për ekuipazh në bord.

Duket më shumë si skenar i Star Trek, ku nga një dhomë e vogël mund të kontrollosh qindra anije në distancë, por Rolls-Royce e ka seriozisht dhe thotë se brenda dekadës do të ketë gati anijen e parë për transport mallrash që kontrollohet në distancë.

Konglomerati thotë se është duke kryer testime të vazhdueshme për sistemet dhe sensorët që do të përdoren për këtë udhëtim.

Rolls-Royce-Anije-Transport-Businessmag

Rolls-Royce-Anije-Transport-Businessmag

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0