Roboti, shpikësit e të cilit pohojnë se ai është një nga më të përparuarit në botë, tashmë është prezantuar gjatë një panairi në Muzeun e Dizajnit në Londër. Sipas Age UK, gati gjysma e të gjithë njerëzve mbi 75 vjeç jetojnë vetëm dhe më shumë se 1 milion gjithmonë e më shumë ndihen të vetmuar. Projektuar nga një kompani me bazë në Izrael, Elli.Q pritet të ndihmojë për të luftuar këtë vetmi.
Roboti do ti sugjerojë pronarit të tij aktivitete të tilla si: të lexojë, të shkojë për një shëtitje, të luajë lojëra ose të telefonojë miqtë dhe familjen. Duke përdorur ‘gjuhën e trupit’ që përcjell emocion, tingujt, dritat dhe imazhet për të shprehur veten, Elli.Q është dizajnuar për tu kuptuar lehtë. Duke përdorur IA, ai mëson preferencat, sjelljen dhe personalitetin e pronarit të tij.
Ai rekomandon vazhdimisht aktivitete të bazuara në të mësuarit e tij ose në rekomandimet e familjes. Elli.Q gjithashtu ka aftësinë për të monitoruar mirëqënien dhe mjedisin në shtëpi.
burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto