Roboti Cassie rekord të ri botëror Guiness. Një dëshmi e madhe në progresin e inxhinierisë robotike. - Business Magazine Albania

Roboti Cassie rekord të ri botëror Guiness. Një dëshmi e madhe në progresin e inxhinierisë robotike.

Roboti Cassie rekord të ri botëror Guiness. Një dëshmi e madhe në progresin e inxhinierisë robotike.
~2 minuta lexim

Roboti Cassie ka vendosur një rekord të ri botëror Guiness në vrapimin prej 100 metrave për robotët dykëmbësh, dhe përderisa nuk është afër shpejtësisë së atletëve më të mirë botëror, ky rekord është një dëshmi e madhe në progresin e inxhinierisë robotike.

Cassie u ndërtua nga Agility Robotics, e cila është një filial e Oregon State University, dhe që nga viti 2017, roboti ka qenë duke operuar si një platformë për kërkime robotike.

Që nga atëherë, Cassie ka vazhduar që të zhvillohet me hapa të mëdhenj, dhe në vitin 2021 kishte shfaqur një progres të madh, duke vrapuar një distancë prej 5 kilometrash në vetëm 53 minuta.

Me këtë aftësi, Cassie i bashkohet një grupi robotësh vrapues dykëmbësh që përfshinë edhe robotët humanoid të Boston Dynamics, Atlas dhe Mabel, që besohet se janë robotët dykëmbësh më të shpejtë në botë.

“Përfundimi i një vrapimi prej 5 km kishte të bënte me besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë, gjë që la të hapur pyetjen se sa shpejt mund të vrapojë Cassie? Kjo e bëri ekipin hulumtues të zhvendoste fokusin e tij te shpejtësia”, shtoi tutje ai.  Guinness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0