Roboti android dirigjon orkestrën në Seul -

Roboti android dirigjon orkestrën në Seul

Roboti android

Roboti android, EveR 6 u ngjit në podiumin e dirigjentit në Seul, për të drejtuar një performancë të orkestrës kombëtare të Koresë së Jugut.

Roboti me dy krahë, i projektuar nga Instituti Korean i Teknologjisë Industriale, bëri debutimin e tij në Teatrin Kombëtar të Koresë.

Roboti me fytyrë humanoide, u përkul fillimisht para audiencës dhe filloi të tundte krahët për të kontrolluar tempin e shfaqjes live.

“Lëvizjet e një dirigjenti janë shumë të detajuara”, tha Choi Soo-yeoul, i cili drejtoi performancën e së premtes së bashku me robotin. “Roboti mundi të realizonte lëvizje të detajuara shumë më mirë nga sa e kisha imagjinuar”, sipas Choi, por “dobësia” e EveR 6 është se nuk mund të dëgjojë.

Lexo edhe:

Lee Young- Inteligjenca artificiale, si po ndryshon botën

, i cili studion muzikën tradicionale koreane, tha se roboti ishte i saktë, por mungonte “fryma”, ose aftësia për ta mbajtur orkestrën me energji dhe të bashkuar, gjë që ishte thelbësore në performancë, sipas tij.

Roboti humanoid drejtoi tre nga pesë pjesët e së premtes në mbrëmje, duke përfshirë një të realizuar së bashku me Choi.

Pas koncertit, Choi tha se, “Ishte një recital që tregoi se robotët dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin, në vend që njëri të zëvendësojë tjetrin”.

CNN

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0