Robotët do të shkaktojnë humbjen e 5 milionë vendeve të punës deri në 2020-n

Robotët do të shkaktojnë humbjen e 5 milionë vendeve të punës deri në 2020-n


Tregu i punës ndryshon, përfshirë edhe rritjen e robotëve dhe inteligjencën emocionale, me rezultatin në humbjen neto të 5.1 milionë vendeve të punës gjatë pesë viteve në vijim në 15 vendet më të zhvilluara, sipas një analize të publikuar në Davos të Hënën.

Projeksioni (parashikimi) nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), i cili po mban takimin e tij vjetor në një resort skish në Zvicër gjatë kësaj jave, parashikon një humbje totale prej 7.1 milionë vendeve të punës, kompensuar nga 2 milionë pozicione të reja pune.

15 ekonomitë e mbuluara nga vrojtimi kanë peshën e afërsisht 65 për qind të forcës së punës totale në botë.

Vlerësimi nënvizon sfidat që vijnë si pasojë e teknologjive moderne të cilat po automatizohen dhe po i bëjnë të “tepërta” detyrat e burimeve njerëzore, që nga prodhimi deri te kujdesi shëndetsor.

Me Organizatën Botërore të Punës, pjesë të Kombeve të Bashkuara, e cila që tani parashikon një rritje në papunënsinë globale në 11 milionë deri në 2020-n, masa e punëve shtesë humbet “vlerën.”

Dy të tretat e humbjeve të projektuara të vijnë në sektorët e zyrave dhe administrativë ndërsa makineritë e zgjuara do të përmbushin më shumë detyra rutinë, sipas zbulimeve më të fndit, të cilat bazohen në një vëzhgim global të personelit dhe ekzekutivëve strategjikë.

Forumi Ekonomik Botëror ka bërë “revolucionin e katërt industrial”, një tematikë që mbulon robotikën, nanoteknologjinë, prinitmin 3-D dhe bioteknologjinë, tema zyrtare e takimit të Davos së këtij viti, i cili zhvillohet nga 20-23 Janar.

Raporti i “E ardhmja e Punëve” (Future of Jobs) doli në përfundimin se punët do të zëvendësohen në çdo industri, edhe pse impakti do të varionte në mënyrë të konsiderueshme, me humbjet më të mëdha negative që mundësisht priten të jenë në sektorin e kujdesit shëndetsor, duke reflektuar rritjen e telemjekësisë, ndjekur nga energjitika dhe shërbimet financiare.

Gjithsesi në të njëjtën kohë, do të ketë një rritje në kërkesë për punonjës të caktuar të specializuar, duke përfshirë analist të dhënash dhe përfaqësuesë të specialistëve të shitjeve.

Femrat do të jenë “të humburat” më të mëdha pasi punët e tyre janë shpeshherë të përqëndruara në rritjen e ulët ose fusha si shitjet, rolet administrative dhe në zyrë, thuhet sipas raportit.

Ndërsa meshkujt do të fitojnë një vend pune për çdo tre të tilla të humbura gjatë pesë viteve të ardhshme, femrat do të përballen me 5 vende punë të humbura për çdo një të fituar.

 

/Entrepreneur/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0