Sipas Reuters, fabrika do të prodhojë robotë për tregun kinez por edhe për Azinë në tërësi. Pas SHBA-ve, Kina është tregu i dytë për ABB. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ulrich Spiesshofer tha se “Shanghai është bërë një qendër jetike për udhëheqjen e teknologjisë së përparuar, për ABB dhe botën”.
Si shumë kompani që operojnë në tregun global, ABB po shërben në fushën e robotikës, duke u përpjekur të shmangë tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Me rritjen e pagave edhe Kina po fillon të ulë fuqinë njerëzore punëtore. Sipas ABB, vitin e kaluar, një nga çdo tre robotë të shitur në botë shkoi në Kinë, ose më saktë 138,000 njësi.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, fabrika e re e ABB-së me 75,000 metra katrorë do të përdorë softuer që do të lejojë njerëzit dhe robotët të punojnë në mënyrë të sigurt në afërsi. Sipas kompanisë, robotët YuMi janë të projektuar të punojnë përkrah njerëzve.
Një zëdhënës i kompanisë tha se detyra e tyre kryesore është mbledhja e pjesëve të vogla të nevojshme për prodhimin e një roboti ABB. Robotët industrialë të ABB që përdoren për të ndërtuar automobilë, dhe për të mbledhur pajisje elektronike, do të ndërtojnë robotë për industri të shumta në fabrikën e Shangait.
https://youtu.be/LSkjHCXbfg4
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.