Rivlerësohet euro pas vendimit të BSH

Rivlerësohet euro pas vendimit të BSH


Rivlerësimi i euros nisi shenjat e para ende pa u bërë publike deklarata e Bankës së Shqipërisë. Ndërsa një ditë pas vendimit të Bankës për të ndërhyrë në tregun valutor (me qëllim frenimin e  zhvlerësimit të monedhës europiane), euro ka arritur në 126 lekë.

Ndaj një ditë më parë është rritur me 1 lekë, ndërsa dy ditët e fundit vlerësimi është mbi dy lekë. Tendenca e vlerësimit të euros ndaj monedhës vendase pritet të vijojë këto ditë, ndonëse nuk pritet të ketë një vlerësim të lartë të tij.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës është mirëpritur nga sipërmarrjet prodhuese dhe eksportuese, ndërsa shihet me skepticizëm nga biznese të tjera.

Nje ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri publik planin për blerje të euros.

Lexoni më shumë: Banka e Shqipërisë vendos të blejë valutë për të frenuar zhvlerësimin e euros. Norma bazë e interesit ulet në 1%

Sejko tha se, “Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0