Risia e Facebook, një "Talent Show" për të gjithë përdoruesit

Risia e Facebook, një “Talent Show” për të gjithë përdoruesit


Pas videove dhe fotove, “Facebook” po mendon për një mënyrë për t’u mundësuar përdoruesve të rrjetit social të shprehin talentin artistik.

Sipas studiueses Jane Manchun Wong, aplikacioni për smartphone fsheh disa kode që i referohen një “talent show” misterioz.

Detajet janë shumë të pakta, por Wong mendon se bëhet fjalë për një aplikacion tërësisht të ri, i krijuar dhe menduar për personat e pasionuar pas muzikës dhe këndimit, që të gjejnë një këngë të njohur dhe të regjistrojnë një version të tyre. Videoja e performancës do të jetë si një audicion, por mekanizmat e votimit që do të çojnë drejt një fituesi nuk janë ende të qarta, ashtu sikurse dhe prania e një jurie.

“Talent Show”, siç dhe titullohet aplikacioni, përshkruhet nga studiuesja si një lloj ndërthurjeje mes “Musical.ly”, aplikacionit për karaoke i disponueshëm në iOs dhe Android, dhe episodit të dytë të sezonit të parë të serialit televiziv “Black Mirror”.

Një projekt i tillë mund të shfrytëzojë dhe marrëveshjen që “Facebook” ka bërë me shtëpitë diskografike “Warner”, “Sony” dhe “Universal”, për të drejtat e këngëve.

/Softonic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0