Rikthimi i lodrave të vjetra, teknologjia po krijon... - Business Magazine Albania

Rikthimi i lodrave të vjetra, teknologjia po krijon një revolucion mes nostalgjisë dhe qëndrueshmërisë

Në një kohë kur ekranet dominojnë fëmijërinë moderne, një trend i ri po fiton terren, rikthimi i lodrave klasike përmes teknologjisë. Prindërit e sotëm kërkojnë mënyra për t’ua përcjellë fëmijëve të tyre magjinë e lojërave të dikurshme, duke shmangur mbipërdorimin e pajisjeve elektronike dhe duke promovuar kreativitetin. Por kjo nostalgji për lodrat e dikurshme përplaset me shqetësimet për mbiprodhimin dhe ndotjen nga plastika. A mund të ndihmojë teknologjia në këtë mes?

Një shembull inovativ vjen nga Sort A Brick, një kompani që përdor inteligjencën artificiale për të rikthyer në jetë këto lodra nostalgjike, si LEGO. Në vend që fëmijët dhe prindërit të blejnë sete të reja, kjo formë teknologjie ju jep mundësinë të ripërdorin dhe organizojnë pjesët që tashmë kanë, duke i rikthyer ato në sete të plota dhe të gatshme për lojë.

Teknologjia në shërbim të rikthimit të lodrave

Përmes një sistemi të avancuar të skanimit dhe identifikimit me AI, Sort A Brick analizoi koleksionet e blloqeve LEGO të klientëve, identifikoi pjesët ekzistuese dhe sugjeroi se cilat modele mund të rikthehen në jetë. Nëse mungojnë pjesë, kompania u ofron klientëve mundësinë për t’i blerë ato, duke krijuar kështu një përvojë të re dhe të personalizuar loje pa nevojën e blerjeve të reja të shumta.

“LEGO është bërë nga plastikë e qëndrueshme dhe mund të zgjasë për dekada,” thotë Ilya Malkin, bashkëthemelues dhe CEO i Sort A Brick. “Por shpesh, lodrat shpërbëhen, pjesët përzihen dhe humbin vlerën e tyre fillestare. Ne menduam: Pse të mos sjellim sërish magjinë e lojës, duke përdorur ato që fëmijët tashmë kanë?”

Më shumë sesa një trend, një filozofi e re e konsumit

Kjo qasje inovative nuk është thjesht një zgjidhje praktike, por edhe një reflektim i një ndryshimi më të madh kulturor. Në epokën e mbiprodhimit dhe ndotjes, gjithnjë e më shumë konsumatorë po zgjedhin riparimin dhe ripërdorimin mbi blerjen e re.

Përveç përfitimeve ekologjike, rikthimi i lodrave ka edhe një vlerë emocionale. Për shumë prindër, rikthimi i lodrave të fëmijërisë së tyre nuk është thjesht një zgjedhje praktike, por një mënyrë për të ruajtur kujtimet dhe për t’ua kaluar ato brezave të ardhshëm. “Ka diçka magjike në faktin që një fëmijë mund të luajë me të njëjtat lodra që dikur kanë qenë në duart e prindërve të tij,” shton Malkin.

Një model i ri për industrinë e lodrave?

Ndërkohë që gjigantët si Hasbro dhe Mattel po rilançojnë linja të lodrave klasike për të tërhequr nostalgjinë e prindërve, qasja e Sort A Brick dhe inovacioneve të ngjashme po ofrojnë një alternativë më të qëndrueshme: të ruash, të rikthesh dhe të ri-luash.

Nëse kjo filozofi do të transformojë industrinë e lodrave në tërësi, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë, nostalgjia dhe inovacioni teknologjik mund të bashkëjetojnë, duke krijuar një qasje të re që u shërben si fëmijëve, ashtu edhe planetit.

Sort A Brick

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0