GEA Academy rikthehet këtë sezon me trajnime në 2 fusha kyçe: “Sipërmarrje dhe menaxhim”, “Ekspert Imobiliar dhe E-pronat”! Në një intervistë me Afrim Osmanin kemi zbuluar më shumë për trajnimet dhe përkushtimin e një stafi ekspert në sezonin e ri.
Sezoni i ri në akademinë tuaj nis së shpejti në vjeshtë. Për ata që nuk ju njohin, mund të na tregoni më shumë për veten tuaj?
Jam diplomuar në inxhinieri dhe ekonomi në Universitetin e Tiranës. Tashmë jam kandidat për doktoraturë në fushën e lidershipit inovativ dhe transformues. Jam lektor i sipërmarrjes në menaxhimin e biznesit, menaxhimin e inovacionit dhe parimet e marketingut, ideator dhe drejtues i emisionit “Mentor i Suksesit” në Radio Tirana, trajneri i zhvillimit personal dhe lidershipit transformues, trajnues për Zhvillim Personal dhe Lidership Transformues në Shkollën e Administratës Publike, folës publik si dhe themelues i Tirana Solar Energy, bashkëthemelues i agjencisë së pasurive të paluajtshme The SunSet Luxury Real Estate. Themelues dhe CEO në GEA Academy.
- Cilat janë pesë fjalë që do t’ju përshkruanin si një sipërmarrës?
Disiplinë, vendosmëri, punë, vullnet për të mësuar, ndershmëri.
- Çfarë ju frymëzoi për të zhvilluar idenë tuaj për Akademinë e Sipërmarrjes?
Vizioni për të themeluar Akademinë e Sipërmarrjes Globale (Global Entrepreneurship Academy) nisi për të mbuluar një nevojë në tregun shqiptar për ngritjen e kapaciteteve të sipërmarrjes në mënyrë për t’ju përgjigjur zhvillimeve të këtij shekulli. Qëllimi ynë është të realizojmë të gjitha ciklet e trajnimeve që janë të nevojshme për sipërmarrjen dhe tregun e pasurive të paluajtshme. Synojmë të jemi institucioni numër 1 në të gjithë territorin ku flitet shqip dhe të krijojmë një vlerë të shtuar dhe konkurruese në kapacitetet njerëzore të sipërmarrjeve.
- Pse duhet që sipërmarrësit dhe ata që synojnë të jenë sipërmarrës të zgjedhin GEA?
Sepse GEA ofron një mundësi edukim-trajnimi, të cilën studentët nuk do të mund ta mësojnë në universitete. Akademia GEA sjell atë që është sot sfida globale për edukimin mbi sipërmarrjen dhe kapërcen arsimin tradicional, duke sjellë në auditor njohuritë teorike dhe përvojat më të mira sipërmarrëse. Kjo realizohet përmes trajnerëve, shumica e të cilëve janë profesorë dhe sipërmarrës të suksesshëm. Por, dhe për këdo nga ju që synon të zhvillohet si menaxher, agjent/ekspert imobiliar dhe të investojë njohuri fitimprurëse në agjencinë ku punon. Në akademinë tonë kemi menduar dhe për ju.
- Çfarë modulesh ofron akademia për të interesuarit?
Ne ofrojmë edukim – trajnim multidimensional në dy degë: (1) Dega Sipërmarrje dhe Menaxhim e cila zhvillohet të mërkurë dhe të premte. (2) Dega Ekspert Imobiliar dhe E-pronat, e cila zhvillohet të martë dhe të enjte. Të dyja degët kanë kohëzgjatje 3 ose 5 mujore dhe trajnimet realizohen në kohe reale në klasa virtuale në platformën zoom meetings nga ora 18:00 deri 20:00.
- Çfarë është unike në trajnimet e GEAs?
GEA ofron më shumë se një edukim-trajnim. GEA ofron një bazë rrjeti profesionistësh dhe sipërmarrësish, të cilët kanë mundësinë të takohen me njeri-tjetrin në evente të ndryshme të organizuara nga ne për të ndarë eksperiencat e tyre, sukseset, dështimet në mënyrë që përpos edukimit te marrë nga programet tona, studentët të kenë mundësi të mësojnë nga njeri-tjeri.
- Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që po përpiqet të bëhet sipërmarrës?
Kam shumë këshilla dhe sugjerime për sipërmarrësit e rinj. Megjithatë, do të përmend këtu tre prejt tyre:
E para: Nuk është asnjëherë vonë për të qënë sipërmarrës!
E dyta: Të sfidosh veten dhe të marrësh përsipër rreziqe!
Dhe e treta: Mos prisni rezultate të mira brenda natës. Suksesi është proces!
- Cilat janë cilësitë e një sipërmarrësi të mirë?
Disa nga cilësitë e një sipërmarrësi të mirë janë: Etika e fortë e punës, pasioni, krijimtaria, të qenit vetë-fillues të motivuar, qetësia dhe etja për të mësuar.
- Si e vlerësoni suksesin për një sipërmarrës?
Për të vlerësuar suksesin e një sipërmarrjeje është e rëndësishme të kemi parasysh disa pika: Zhvillimin, vlerësimin dhe krahasimin e pasqyrave financiare të biznesit tuaj; Monitorimin e kënaqësisë së klientit; Përllogaritjet mesatare mbi sa klientë të rinj keni; Kryerjen e rishikimeve të performancës; Të qëndruarin aktual në treg; Vlerësimin e pritshmërive tuaja. Nëse i kemi të gjitha këto pika si pjesë të analizës, atëherë është më e lehtë për të vlerësuar suksesin e një sipërmarrjeje.
- Çfarë ofron GEA për ta bërë këtë sukses të matshëm?
GEA ofron çdo mundësi për sipërmarrësit, në formë informacioni dhe praktike për të qënë në gjendje të kryejnë analiza të zhvillimit të bizneseve të tyre. Pas edukim-trajnimit që ne ofrojmë studentët tanë dëshmojnë gjithnjë e më shumë që cilësia e materialeve, disktutimeve, ushtrimeve të programit të GEA-s i ka ndihmuar në proceset më kyce të bizneseve të tyre dhe të tjerë i ka ndihmuar në rritjen e konfidencës dhe sigurisë në planet e tyre të biznesit. Por, për më shumë, do të duhet të vini ta kuptoni vetë nga afër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.