Rikthehen punimet në By Passin e Fierit dhe Vlorës - Business Magazine Albania

Rikthehen punimet në By Passin e Fierit dhe Vlorës

~2 minuta lexim


Një kontraktor i dytë është përzgjedhur për përmbylljen e punimeve në By Pass-in e Fierit dhe të Vlorës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka bërë të ditur se punimet do të nisin brenda pak ditësh.

Për Bypass-in e Fierit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Banka Europiane e Investimeve (BEI) kanë miratuar si fitues kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, fitues është Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

Përzgjedhja e një tjetër kompanie ishte objektiv që me ndërprerjen e punimeve nga Serenissima, kompania italiane me të cilën qeveria shqiptare është ende në gjyq.

By Pass i Fierit është një kantier i hapur prej pesë vitesh, edhe pse një pikë kyçe për turizmin e tregtinë me jugun e vendit.

Serenissima Costruzioni fitoi tenderin për ndërtimin e dy By-Passeve (Fier, Vlorë) në fillim të vitit 2013. Që në vitin e parë të punimeve nisën problemet e pagesave me nënkotraktorët dhe ecuria e punimeve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0