Naftëtarët shqiptarë gjenden sërish në periudhë krize. Bankers Petroleum Albania përmes një njoftimi zyrtar, bën të ditur se është informuar nga media për protestat e punonjësve të kompanisë “Tosk Energji”, që punojnë në rafinerinë Ballsh.
Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar për mediat se rafineria është mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum Albania.
Bankers nga ana e saj thekson se, Tosk Energji nuk ka përmbushur detyrimet ndaj Bankers. “Punonjësit janë duke u përdorur nga “Tosk Energji” që në fakt nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019″.
Bankers dhe “Tosk Energji” kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazë ditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për Tetor-Dhjetor 2019, që në 27 Gusht. Në këtë ditë, “Tosk Energji” ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019″.
Lexo: Privatizimi më i madh në historinë e njerëzimit duket në horizont
Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Bankers kërkoi nga Tosk Energji që të siguronte parapagesat, apo pagesat e pjesshme. Gjatë fundit të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, Bankers i është drejtuar kompanisë Tosk me disa e-mail zyrtarë duke kërkuar prej tyre kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator.
Mungesa e pagesave, ka bërë që Bankers t’i drejtohet disa herë kompanisë Tosk Energji, e cila nuk pagoi, nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers. Sipas Bankers, është ndërprerë edhe komunikimi. Tosk Energji ka shkelur disa hërë kontratat e shitjeve të naftës bruto duke e vendosur Bankers në situata të vështira për lëvizjen, shpërndarjen e naftës së prodhuar dhe shumë herë duke shkaktuar kosto shtesë të konsiderueshme. Ata kanë treguar se nuk ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe nuk e ka informuar Bankers për ndonjë mbyllje të rafinerisë Ballsh për çështje teknike të papritura ose për ndonjë arsye tjetër.
Ndaj, zyrtarët e Bankers thonë se vendosën të shesin sasinë e naftës jashtë vendit.
Lexo: Rikthehet kriza në Armo. Naftëtarët në këmbë drejt Tiranës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto