Rezolutat e Fundvitit! Çfarë të bëni ndryshe në 2023 për t’u ndier sa më të realizuar - Business Magazine Albania

Rezolutat e Fundvitit! Çfarë të bëni ndryshe në 2023 për t’u ndier sa më të realizuar

Rezolutat e Fundviti

A do të vini synime për Vitit të Ri për vitin 2023? Të kesh besim dhe të bësh vendime të Vitit të Ri për vitin 2023 është argëtuese dhe do të jetë shumë shpërblyese kur të kthesh kokën pas në fund të vitit për të kuptuar se sa prej tyre keni arritur. Është gjithashtu një nga mënyrat më të mira për ta nisur siç duhet vitin, sepse rezolutat e Vitit të Ri ju japin diçka për të pritur dhe për t’u fokusuar në përmirësimin e jetës suaj.

Pra, cilat janë disa nga rezolutat më të mira për të ndjekur në vitin 2023? Edhe pse secili ka synime personale, ne do t’ju sugjerojmë disa ide që mund të jenë frytdhënëse, argëtuese por edhe t’ju bëjnë të ndiheni me sa më shumë pozitivitet.

Këtë vit vërtet do ta nis palestrën!

Humbja e peshës është një nga synimet më të shpeshta që njerëzit vendosin për Vitin e Ri. Por si t’ia bëni që këtë vit ta përmbushni këtë rezolutë. Këshilla jonë është që ta nisni sa më lehtë. Filloni duke shtuar hapat që bëni çdo ditë duke shtuar nga një shëtitje të gjatë apo duke përdorur pajisjet e thjeshta siç është pista e vrapit që janë perfekte për të ndërtuar rezistencë. Më pas mund të ndërmerrni klasa gjimnastike në palestër apo ushtrime aerobie në rehatinë e shtëpisë suaj për t’i dhënë ritëm ditës suaj.

Ushqim i shëndetshëm për trup të shëndetshëm

Edhe pse duket pothuaj e pamundur, ju mund të filloni të bëni ndryshime të vogla menjëherë. Mund të filloni duke eksperimentuar në kuzhinë. Thuajini mirupafshim ushqimeve të gatshme dhe porositjes së vakteve nëpër restorante. Për llojshmëri perimesh e frutash nuk mund të ankohemi, ndaj dhe filloni të përgatisni receta të shëndetshme të pasura me vlera ushqyese në shtëpitë tuaja dhe merreni drekën me vete në punë.

Cigarja është kaq modë e vjetër!

Të gjithë duhanpirësit tanimë duhet ta dinë që cigarja është goxha e dëmshme për ta. Por si të arrini të vendosni synime të arritshme? Epo mund ta nisni duke reduktuar sa më shumë dëmin që ndezja e cigares ju shkakton. Nëse zgjidhni që të vazhdoni të pini cigare, disa metoda që fokusohen tek eliminimi i toksinave të dëmshme të prodhuara nga djegia e cigares, janë piknisja më e mire. Alternativat pa tym që përfshijnë produktet me nikotinë, duhani i përtypshëm, pajisjet me ngrohje apo edhe cigaret elektronike. Kalimi tek këto produkte mund të jetë mbase edhe shtysa e suhur për të marrë vendime duke patur në mendje reduktimin e risqeve që i kanosen shëndetit tuaj.

Mos harrojmë financat!

Këshilla kryesore që japin edhe konsulentët financiarë lidhet me kursimet. Nuk ka rëndësi nësë doni që të kurseni për makinën e re, shtepinë tuaj, mbase për të shijuar udhëtime apo edhe për t’i patur si një mbështetje. Nisni me një shumë që ju e përballoni duke hequr kursimet më të rëndësishme që keni. Muaj pas muaji ky fond i vogël do të rritet duke ju lehtësuar kështu paksa vendimet e tjera që ju und të ndërmerrni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0