Rezervojnë yjet të njëjtin fat dhe për ju? Ja shenjat e zodiakut të njerëzve më të pasur në botë - Business Magazine Albania

Rezervojnë yjet të njëjtin fat dhe për ju? Ja shenjat e zodiakut të njerëzve më të pasur në botë

Miiarderët botërorë duket se ndajnë më shumë të përbashkëta mes tyre se sa thjesht llogaritë e majme bankare. Shumë prej tyre ndajnë dhe të njëjtë shenjë në zodiak. Por, a do të thotë kjo se disa shenja zodiaku janë më të predispozuara se të tjerat për t’u bërë të pasur?

Le t’u hedhim një sy!

Dashi – Larry Page

Të qenit i fortë, këmbëngulës, kreativ dhe optimist janë tipare tipike të Dashit, që mund ta bëjnë këtë formulën perfekte për suksesin e një udhëheqësi biznesi.

Dashi – Steve Ballmer

Ish-CEO i Microsoft-it, Steve Ballmer, është një nga shumë pak njerëzit në botë që grumbullon një pasuri prej mbi 100 miliardë dollarësh. Ndoshta këmbëngulja e tij e ndihmoi atë t’i bashkohej klubit super-ekskluziv të ‘centiliarderëve’.

Demi – Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg është një tjetër centiliarder. Tiparet e tij të Demit për të qenë punëtor dhe i vendosur mund të kenë ndihmuar manjatin e mediave sociale të grumbullojë mbi 100 miliardë dollarë.

Demi – James Dyson

Të njohur për të qenë të besueshëm dhe punëtorë, janë gjithmonë të gatshëm për të fituar para. Ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, shpikësi dhe miliarderi britanik James Dyson është një tjetër Dem, mega i pasur.

Binjakët – Kanye West

Kanye West, ose Ye siç preferon të njihet, është një tjetër miliarder. Muzikanti dhe manjati i atleteve Yeezy është një Binjak, me dualitetin e famshëm të kësaj shenje të zodiuakut ndoshta e ndihmon atë të ketë sukses si në industrinë e modes apo ashtu dhe në muzikë.

Binjakët – Donald Trump

Donald Trump është një tjetër Binjak super i pasur, karriera dhe interesat e biznesit të të cilit kanë marrë kthesa të ndryshme. Binjakët, si ekstrovertë të njohur, nuk i shmangen një mundësie biznesi.

Gaforrja – Richard Branson

Ju mund të mendonit që miliarderi i Virgin Group, Richard Branson, të jetë një Virgjëreshë, por ai në fakt është një Gaforre! Tiparet e saj përfshijnë besnikërinë dhe të qenit jashtëzakonisht protektiv, ndoshta kjo shtrihet gjithashtu dhe në interesat e biznesit dhe kursimet!

Gaforrja – Françoise Bettencourt Meyers

Duket se Gaforret me të vërtetë pëlqejnë të kujdesen për paratë e tyre. Trashëgimtarja e L’Oréal Françoise Bettencourt Meyers është gruaja më e pasur në botë, me një pasuri që i kalon 92 miliardë dollarë.

Gaforrja – Elon Musk

Duke u përplasur vazhdimisht me Jeff Bezos për të kryesuar listën e të pasurve më të mëdhenj në botë, CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka një pasuri prej rreth 200 miliardë dollarësh. Ndoshta intuita e një gaforreje e ndihmon atë të kuptojë se kur duhet të nënshkruajë një marrëveshje!

Luani – Sergey Brin

Aftësitë drejtuese janë të forta te Luanët, gjë që mund ta ketë ndihmuar Sergey Brin të arrijë suksesin së bashku me bashkëthemeluesin e Google, Larry Page. Vetësiguria është një tjetër tipar që mund ta kenë ndihmuar Brin drejt pasurisë së tij shumë miliarda dollarëshe.

Luani – Kylie Jenner

Në vitin 2019, Forbes e shpalli Kylie Jenner miliarderen më të re në botë. Pasuria e saj është zvogëluar pak që atëherë, por me tiparet e vetëbesimit dhe kreativitetit të Luanit, modelja dhe manjatja e kozmetikës duket e sigurt se do të rifitojë së shpejti statusin e miliarderes.

Virgjëresha – Jack Ma

Investitori dhe filantropisti multimiliarder kinez Jack Ma ka përdorur perfeksionizmin e Virgjëreshës në avantazhin e tij. Si bashkëthemelues dhe ish-kryetar ekzekutiv i konglomeratit të teknologjisë Alibaba Group, ai kurrë nuk bën gabime financiare.

starinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0