Revolucion teknologjik "Trenat do ofrojnë suita për të fjetur për pasagjerët" - Business Magazine Albania

Revolucion teknologjik “Trenat do ofrojnë suita për të fjetur për pasagjerët”

Trenat janë fokusuar në gjeneratën e së ardhmes, duke krijuar sa më shumë komoditet për pasagjerët. Hekurudha kombëtare austriake ka zbuluar sfidën e saj të re, ku do të krijojë tren për pasagjerët me dhoma të mirëfillta gjumi, duke krijuar kushtet e një dhome hoteli apo edhe suite. Ky shërbim do të hyjë në funksion në verën e 2023.
Një tren NightJet do të përfshijë krevate të rehatshme, kënd për t’u ulur, ndriçim të ambientit dhe dyer të rrëshqitshme duke krijuar një gjeneratë e re trenash nate për të maksimizuar komoditetin dhe privatësinë e pasagjerëve që lëvizin nëpër Europë.

Rrugët që treni NightJets pritet të udhëtojnë janë në Vjenë, Budapest, Berlin, Milano, Romë dhe Zyrih.

Çdo tren mund të transportojë 254 pasagjerë dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 230 kmh. NightJet ka premtuar se çmimet e tij do të jenë konkurruese me biletat nga 50 deri në 100 euro.

Lexoni më tepër: Gjermania sjell zgjidhjen interesante për qytetarët në përballimin e çmimeve të karburanteve

Investimi i parë do të kushtojë 700 milionë euro dhe do të nisë udhëtimin në verë të 2023, ndërsa flota e plotë e trenave për udhëtim natën do të plotësohet deri në fund të 2025.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0