Revolucion në trajtimin e kancerit? Shkencëtarët arrijnë... - Business Magazine Albania

Revolucion në trajtimin e kancerit? Shkencëtarët arrijnë të “riprogramojnë” qelizat kancerogjene!

Një zbulim i ri nga Koreja e Jugut po sfidon mënyrën tradicionale të luftës kundër kancerit. Studiuesit kanë arritur të tregojnë se qelizat kancerogjene nuk duhet domosdoshmërisht të shkatërrohen, në disa raste, ato mund të rikthehen në gjendje normale.

Duke përdorur modele dixhitale të quajtura “binjakë digjitalë” të rrjeteve gjenetike, shkencëtarët simuluan sjelljen e qelizave të prekura nga kanceri dhe u fokusuan te identifikimi i pikave kyçe të kontrollit që ndikojnë në funksionimin e tyre. Ata zbuluan disa gjene të rëndësishme, të quajtura “ndërprerës master”, si MYB, HDAC2 dhe FOXA2, të cilat përcaktojnë nëse një qelizë e zorrës së trashë mbetet kancerogjene apo rikthehet në gjendje të shëndetshme.

Sipas ekipit kërkimor, manipulimi i saktë i këtyre gjeneve ndaloi rritjen e pakontrolluar të qelizave dhe bëri që ato të silleshin sërish si qeliza normale, pa pasur nevojë për eliminim përmes terapive agresive. Nëse kjo qasje konfirmohet në studime të mëtejshme klinike, trajtimi i kancerit mund të zhvendoset nga shkatërrimi i qelizave drejt riprogramimit të tyre – një ndryshim rrënjësor në mjekësi.

Ndërkohë, një tjetër studim i publikuar në revistën shkencore Nature Medicine sugjeron se edhe ora kur administrohet kimioterapia mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e trajtimit. Hulumtimi, i realizuar me 210 pacientë me kancer të mushkërive në fazë të avancuar, zbuloi se pacientët që marrin trajtimin para orës 15:00 kanë rezultate dukshëm më të mira sesa ata që trajtohen më vonë gjatë ditës.

Shkencëtarët e lidhin këtë me ritmet cirkadiane, orën biologjike të trupit, e cila ndikon në funksionimin e sistemit imunitar dhe reagimin ndaj terapive kundër kancerit.

Këto dy zhvillime tregojnë se e ardhmja e trajtimit të kancerit mund të mos varet vetëm nga ilaçet e reja, por edhe nga kuptimi më i thellë i biologjisë së qelizave dhe i ritmit natyror të trupit njerëzor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0