Retinat e rritura në laborator që rikthejnë shikimin janë një hap më afër testimit tek njerëzit - Business Magazine Albania

Retinat e rritura në laborator që rikthejnë shikimin janë një hap më afër testimit tek njerëzit

Shkencëtarët nga Universiteti i Wisconsin-Madison në SHBA kanë nxitur qelizat e syve, të ndjeshme ndaj dritës, të rritura në një laborator për t’u rilidhur pas ndarjes, një hap i rëndësishëm për transplantimin tek pacientët për të trajtuar sëmundje të ndryshme të syrit.

Duke punuar së bashku, këto qeliza fotoreceptore kombinohen me qeliza të tjera për të formuar retinën; një shtresë e hollë indi në pjesën e pasme të syrit përgjegjës për transformimin e gjatësive të valëve të dritës në sinjale që truri i interpreton si pamje apo shikim.

Ka qenë një qëllim i studiuesve që të rritin qelizat e retinës jashtë trupit dhe t’i përdorin ato për të zëvendësuar indet e vdekura ose jofunksionale brenda syrit.

Lexo edhe: Numri i njerëzve që kanë probleme me miopinë po kthehet “në epidemi”. Ndikon koha përpara ekranit

Në vitin 2014, studiuesit gjeneruan organoidë (grupe qelizash të vetëorganizuara në forma 3D në laborator) që i ngjanin formës dhe funksionit të një retine të vërtetë.

Vitin e kaluar, i njëjti ekip publikoi studime që tregojnë se qelizat e retinës të rritura në laborator mund t’i përgjigjen gjatësive të valëve dhe intensiteteve të ndryshme të dritës, si dhe të shtrihen drejt qelizave fqinje për të krijuar lidhje.

Sipas studiuesit kryesor okulist David Gamm, ky studim i ri është “pjesa e fundit e enigmës”.

“Kjo është e gjitha duke çuar, në provat klinike njerëzore, të cilat janë hapi i qartë i ardhshëm.”/ Science 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0