Restoranti shqiptar "Çka Ka Qëllue" renditet në listën e NY Times! - Business Magazine Albania

Restoranti shqiptar “Çka Ka Qëllue” renditet në listën e NY Times!

Restoranti shqiptar "Çka Ka Qëllue" renditet në listën e NY Times!

Për të tretin vit radhazi, restoranti shqiptar Çka Ka Qëllue është përfshirë në listën prestigjioze të The New York Times me 100 Restorantet më të Mira në Nju Jork për vitin 2025.

I themeluar nga sipërmarrësi nga Kosova, Ramiz Kukaj, ky restorant me lokacione në Bronx, Manhattan dhe Stamford është kthyer në simbol të trashëgimisë shqiptare dhe një pikë referimi në skenën kulinare të qytetit. Me mure të dekoruara me artefakte tradicionale dhe një atmosferë që të ngjall mall për vendlindjen, Çka Ka Qëllu është më shumë se një restorant, është një muze i gjallë i shijes shqiptare.

Lexo edhe:Dubai zbaton javën 4-ditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës

Në shpalljen e 2 qershorit, New York Times e vlerësoi për mishrat e pjekur, salcat me kos dhe dashurinë për traditën. “Puna, përkushtimi dhe dashuria për kulturën tonë e bënë sërish të vetën,” shkroi Kukaj në Instagram.

Ramiz Kukaj, i ardhur si refugjat nga Peja në vitet ’90, e hapi restorantin në vitin 2017 në Bronx. Emri “Çka Ka Qëllue” përfaqëson mikpritjen shqiptare dhe shpirtin e qëndresës. Sot, restoranti është pjesë e Guidës MICHELIN, ka fituar çmime për ruajtjen e trashëgimisë dhe është frekuentuar nga yje si Dua Lipa dhe Action Bronson.

Me vlerësim 4.8 yje në OpenTable dhe mijëra fansa në rrjete sociale, Çka Ka Qëllue dëshmon se shija e vërtetë shqiptare ka vend të merituar në zemrën e qytetit më të madh në botë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0