Resorti turistik nga më të mirët në rajon po ndërtohet në rivierën shqiptare - Business Magazine Albania

Resorti turistik nga më të mirët në rajon po ndërtohet në rivierën shqiptare


“Green Coast Luxury Resort”, i gjendur në Palasë, Himarë, po ndërtohet në një sipërfaqe prej më shumë së 18 hektarësh, pranë parkut Kombëtar të Llogarasë, si i pari dhe i vetmi resort i këtij lloji në Shqipëri, i cili kombinon banimin dhe turizmin duke ofruar vila dhe apartamente në sipërfaqe të ndryshme për shitje, si dhe një hotel me rreth 120 dhoma në standard me 5 yje, me një vlere rreth 52 milionë euro.

Ky projekt vjen si një nga projektet më të mëdha dhe më të mirë në turizmin Rajonal. Green Coast, ka të gjithë elementët e një resorti me 5 yje, duke filluar që nga vendndodhja në një nga vendet më të bukura në jug të Shqipërisë, për të vijuar me stilin e veçantë arkitektonik, cilësinë e lartë të ndërtimit, menaxhimin e pronës gjatë gjithë vitit, ofrimi i shërbimeve në standard të lartë e deri tek strukturat risi për kthimin e investimit siç është programi i qiradhënies dhe investimi në bashkëpronësi.

Ndër avantazhet kryesore të këtij resorti është vendndodhja strategjike, ku përveç bukurisë së natyrës ka afërsi me pika të tjera turistike si Vlora, Dhërmiu, Jala, Saranda, Butrinti etj, vende në të cilat praktikohen akoma artizanatët dhe janë të pasura me vlera historike e kulturore. Vendndodhja e resortit jep gjithashtu mundësitë për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme sportive si lundrimi, zhytja, kanoe, parashutizmi apo eksplorimi i botës nënujore. Nëpërmjet strukturave të tij, resorti do të organizoje guida turistike, praktikimin e sporteve dimërore si dhe po ndërton ambiente të dedikuara sportive.

16357720_10155018010749694_659546036_o“Green Coast Luxury Resort” do të jetë funksional në 12 muaj të vitit e për këtë arsye ofron shumëllojshmëri facilitetesh si supermarket, farmaci, qendër shëndetësore , si dhe shërbimet e hotelerisë; bar- restorante, SPA & Wellness, Butler Service, parqe lojërash për fëmijët, qendër tregtare, salla konferencash, pishina dimërore dhe verore.

Në vetvete filozofia e këtij projekti është ndryshimi i mentalitetit për turizmin dhe menaxhimin e pronës, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shumëllojshme, rritjes së standardit në shërbim, nëpërmjet menaxhimit profesional të pronës gjatë gjithë vitit për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe nevojat e banorëve, implementimi i strukturave të reja për kthimin e investimit siç është programi qiradhënies apo property share, të cilat sillen për herë të parë në Shqipëri nga “Green Coast Luxury Resort”.

Për shkak të rëndësisë dhe impaktit në ekonominë dhe turizmin shqiptar,ky projekt sot gëzon edhe statusin “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë”, me vendim të Këshillit të Ministrave. Siguria mbi pronat në këtë resort garantohet, jo vetëm nga procedurat ligjore por dhe nga emri i vetë investitorit, Grupit Balfin. Investitor i vetëm i këtij projekti, Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Rajon.
“Green Coast Luxury Resort” është kthyer në një “Mikpritës” të kulturave të ndryshme duke bërë pjesë të tij banorë nga vende të ndryshme të Europës. Resorti është në proces ndërtimi dhe me ritme të përshpejtuara do të mirëpresë banorët e parë të tij në pranverën e vitit 2018.

Në Shqipërinë e bukur tashmë mund të gjejmë një destinacion turistik sipas të gjitha parametrave dhe shembujve europian, ku në çdo ditë mund të përjetohen eksperienca të veçanta. Për më shumë informacion vizitoni faqen Green Coast.

16106827_10155018010759694_1386044234_oburimi: ilirianews.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0