Reshjet e dëborës bllokojnë rrugët, kryesisht në veri të Shqipërisë - Business Magazine Albania

Reshjet e dëborës bllokojnë rrugët, kryesisht në veri të Shqipërisë

Reshjet e dëborës

Moti i keq vështirëson lëvizjet e njerëzve, por edhe të tregtisë.

Autoriteti Rrugor ka bërë të ditur se, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Sipas njoftimit, kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Lexo: Ndryshimet klimatike po ndikojnë edhe për supermarketin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0