Renis Tusha, 17 vjeçari kampioni i boksit shqiptar

Renis Tusha, 17 vjeçari kampioni i boksit shqiptar


Renis Tusha është vetëm 17 vjeç. Prej katër vitesh është pjesë e Federatës Shqiptare të Boksit. Ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë ndeshje boksi dhe në dhjetë prej tyre është kthyer në Tiranë me fitore. Që në vogëli ka qenë i apasionuar pas boksit dhe prindërit nuk e kaluan pa u vënë re talentin e tij.

Fillimisht shkonte në stërvitje boksi deri sa një ditë trajnjeri e vuri re potencialin e tij dhe e nxiste vazhdimisht për të vazhduar me tej.

Për BusinessMag.al ai shprehet se në çdo ndeshje është munduar të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, të tregojë se, “edhe vendi ynë ka talente dhe potenciale që premtojnë shumë për të ardhmen”. Fitoret ua dedikon familjes dhe miqve, të cilët e kanë përkrahur e mbështetur. Mbi familjen ka rënë edhe barra financiare, nisur nga fakti që Federata nuk e ka mbështetur financiarisht në trajnime.

Lexo:  Sameti, djali që po i përkushtohet motivimit në Dibër

Kur e pyesim për ndeshjet e fituara, ai shprehet tepër i emocionuar dhe liston për ne disa nga fitoret e tij. Në kampionatin shqiptar doli kampion në kategorinë e lehtë 64 kg. Në vitin 2016 fitoi çmimin e parë në një kampionat boksi të mbajtur në Prizren. Në dy kampionate boksi të mbajtura në Gjermani ka marrë vendin e parë. Një tjetër arritje e tij është marrja e titullit “Boksieri i Perspektivës”. Ndeshjen e parë e fitoi kur ishte 13 vjeç.

Së fundi ishte pjesëmarrës në një ndeshje në Gjermani përballë një 24 vjeçari italian, ku fitoren sërish e mori Renisi. Kur flet për fitoret lumturia i lexohet qartë në sy. Ndeshja e fundit do të mbetet si më e veçanta, pasi kundërshtari i tij ishte shtatë vite më i madh në moshë.

Kur pyetet për planet e së ardhmes ai shprehet: “Është herët për të folur për të ardhmen por synoj që të arrij sa më shumë të jetë e mundur duke bërë krenare familjen time dhe të gjithë ata që besojn tek unë dhe tek aftësitë e mia”. Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin Europian 2019, i cili do të mbahet në Francë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0