Investimi në firmat e aseteve dixhitale ka qenë në rënie të lirë këtë vit pasi një rënia e vazhdueshme e vlerës së kriptomonedhave dërgon valë tronditëse në sektor dhe bën që firmat e kapitalit sipërmarrës të mbyllin rubinetat e financimit.
Start-upet në fushën e kriptomonedhave dhe të ashtuquajturave “Web 3.0” kanë tërhequr vetëm 2.2 miliardë dollarë investime në tremujorin e katërt të vitit deri më tani, nga 4.6 miliardë dollarë në tremujorin e mëparshëm dhe shumë larg nga 11.5 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit, sipas raportit të kriptove nga firma e të dhënave të investimeve “Pitchbook.”
Lexo edhe: Kompanitë e kriptomonedhave po “vjedhin” talentet e Big Tech për të ndërtuar Web3
Ngadalësimi vjen pasi sektori është tronditur nga një rënie e çmimeve të kriptove dhe një varg falimentimesh të profilit të lartë, duke përfshirë shkëmbimin FTX të Sam Bankman-Fried.
Analistët në Pitchbook thanë se ndërsa viti 2021 kishte qenë një vit i ri për financimin e sektorit, 2022 kishte parë që investimet të shkonin në drejtim të kundërt.
Vetëm 141 marrëveshje u arritën gjatë tremujorit të tretë të vitit – nivelet më të ulëta që nga tremujori i fundit i 2020./ City AM
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto