Rëndësia e valutave dixhitale - Business Magazine Albania

Rëndësia e valutave dixhitale

Ndryshimet teknologjike po lartësojnë financat. Bitcoin nisi nga fiksimi i anarkistëve e deri tek arritja e vlerës 1.000 trilion dollarëve dhe kërkuar nga investitorë kudo në botë. Kufiri midis teknologjisë dhe financës mund të krijojë revolucionin më të madh të të gjitha kohërave: krijimi i parasë digjitale qeveritare. Njerëzit do të mund të operojnë direkt me bankat qendrore pa nevojën e ndërmjetësve financiarë.

“Govcoins” janë një rimishërim i parasë. Ato premtojnë të përmirësojnë sistemet financiare dhe të zhvendosin fuqinë nga individi te shteti. Mund të ndryshojnë gjeopolitikat dhe shpërndarjen e kapitalit. Të trajtohen me optimizëm dhe përulësi.

Para një dekade apo më shumë, Paul Volcker, kreu i Bankës Federale në atë kohë u shpreh se inovacioni i fundit në para është ATM-ja. Nga krizat e shumta, loja ka ndryshuar.  Bankat kanë modernizuar sistemin e tyre teknologjik. Investitorët kanë krijuar një botë të tërë të parasë së decentralizuar, ndër të cilat Bitcoin është më i famshmi. Platformat e parave digjitale kanë mbi 3 miliardë njerëz që kanë nënshkruar dhe kanë një portofol virtual.

Kriptomonedhat nga qeveritë apo bankat qendrore janë e ardhmja, por vijnë me një kleçkë, ato do t’ja dorëzojnë pushtetin qeverisë, nuk do ta lenë në rrjet dhe as nuk do t’ja japin dikujt monopol. Njerëzit nuk kanë nevojë më të përdorin as kartat bankare e as çeqet dhe paratë tona do të ruhen me besimin e garantuar të shtetit dhe jo të një banke. Do të blesh një picë? Nuk ka nevojë për kartë, Banka është në shërbimin tënd. Kjo metamorfozë e bankave qendrore nga aristokratët e financave deri tek punëtorët e saj tingëllon shumë e menduar.

Mbi 50 autoritete monetare nëpër botë , që përbëjnë pjesën më të madhe të PBB-së globale po eksplorojnë paranë digjitale. Bahamas ka lëshuar para digjitale. Kina po nxjerrë formën digjitale të juan-it për 500 mijë qytetarë. Bashkimi Europian kërkon një monedhë virtuale deri në vitin 2025-ën. Britania ka nxjerrë një task-forcë dhe SHBA-ja po ndërton një e-dollar hipotetik.

Nga ana tjetër, qeveritë dhe bankat qendrore duan ta marrin vetë në dorë sepse kanë frikë e humbjes së kontrollit. Sot bankat qendrore shfrytëzojnë sistemin bankar për të amplifikuar politikën monetare. Nëse pagesat, depozitat, kreditë kalojnë nga një llogari bankare në sferën private të kriptovalutës, bankat nuk do të dinë stabilitetin financiar për të injektuar likuiditet gjatë një krize. Në një situatë të tillë mund të rritet mashtrimi dhe abuzimi.

Qeveritë dhe bankat mund të ofrojnë një sistem financiar më të mirë. Idealisht paraja ka një vlerë të caktuar në treg dhe në pagesë. Tani ideja e parasë është ngatërruar. Depozituesit e pasiguruar do të falimentojnë nëse bankat dështojnë, Bitcoin nuk është pranuar ndërkombëtarisht dhe kartat bankare janë të kushtueshme. Kriptomonedhat shtetërore do të jenë gjerësisht të pranuara dhe të sigurta.

Si rezultat këto kriptomonedha do të ulin shpenzimet shtesë të njerëzve të cilat shkojnë rreth 350 dollarë në vit. Kështu edhe interesat bankare mund të shkojnë në zero. Kudo në botë edhe ato pa karta bankare nuk do të hasin probleme. Është e qartë që mund të krijojë rrezik. Qeveritë do të kenë akoma më shumë pushtet ne financa dhe njerëzit do e kenë të vështirë të tërhiqen.

Një spektër kaq i gjerë i mundësive dhe rreziqeve është tronditës. Autokratët e Kinës, të cilët kontrollojnë çdo hap, po kufizojnë madhësinë e e-juan dhe po fiksohen në platforma private. Shoqëritë e hapura gjithashtu duhet të vazhdojnë me kujdes, duke mbuluar llogaritë e valutave digjitale.

Qeveritë dhe firmat financiare duhet të përgatiten për një ndryshim afatgjatë në mënyrën e funksionimit të parave, aq i rëndësishëm sa “zhdukja” e monedhave metalike dhe kartave të pagesave. Kjo do të kërkojë përforcim të ligjeve të privatësisë, reformim të mënyrës se si drejtohen bankat qendrore dhe përgatitje të bankave me pakicë për një rol më periferik. Monedhat digjitale shtetërore janë eksperimenti tjetër i shkëlqyeshëm në financa dhe ato premtojnë të jenë shumë më të rëndësishme se sa ATM-të.

THE ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0