Rëndësia e komuniteteve StartUp - Business Magazine Albania

Rëndësia e komuniteteve StartUp


 

 

Nuk ka rëndësi se sa eksperiencë apo i suksesshëm mund të jesh, ne gjithmonë mund të mësojmë nga të tjerët. Ndërsa të mësuarit nga gabimet tona është i rëndësishëm, nuk ka rrugë më efiçente se sa mësimi nga gabimi i të tjerëve. Të ecësh vetëm në këtë botë kaq të madhe nuk është zgjedhja më e mirë. 

Kështu mendon  themeluesi i Verbalizeit Ryan Frankel. Verbalizeit është një platformë online përkthimi për bizneset. Gjatë eksperiencës së tij si sipërmarrës , Ryan ka përfituar shumë nga këshillat dhe udhëzimet që ka marrë nga komuniteti StartUp. Takimet me sipërmarrës të tjerë e kanë ndihmuar që të zgjerojë biznesin e tij dhe të shmangë shumë gabime që mund t’i kishte bërë gjatë rrugës.

Një komunitet StartUp  ka madhësi dhe forma të ndryshme. Ai përbëhet zakonisht nga sipërmarrës të rinj dhe me eksperiencë, investitorë, mentorë, inkubatorë, akseleratorë dhe institucione akademike. Secili prej këtyre elementëve bashkëpunon dhe krijon marrdhënie me njëri- tjetrin.

Një sipërmarrës i ri mund të takojë investitorë për të vënë në jetë idenë e tij. Ai gjithashtu mund të konsultohet me mentorë dhe të shmangë gabime fillestare. Brënda komunitetit mund të gjesh partnerë të rinj dhe pse jo të zgjerosh skuadrën tënde të punës.Ky ambjent mund të shërbejë dhe për të grumbulluar fonde dhe të marketosh kompaninë tënde.

Një komunitet i mirëorganizuar StartUp ndihmon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe e drejton ekonominë e një vendi në një të ardhme të ndritur.

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0