Rëndësia e infrastrukturës së cilësisë për rritjen e PV-ve - Business Magazine Albania

Rëndësia e infrastrukturës së cilësisë për rritjen e PV-ve


Me hapjen e tenderit ndërkombëtare për ndërtimin e një impianti diellor prej 50 MW, vendi tashmë është projektuar drejt një filozofie te re te sektorit energjetikë, si për sa i përket teknologjisë, qasjes se formës se investimit, mbështetjes dhe garancive te ofruara për investitorët, deri tek trajtimi i energjisë se prodhuar me ane te bursës se energjisë.

Një filozofi qe me sa duket po mbartet jo vetëm ne forme por edhe ne implementimet praktike. Keshtu sipas kritereve të bëra te njohura deri me këtu, rëndësia më e madhe për zgjedhjen e fituesit do t’i jepet propozimit teknike (70 pikë) dhe pjesa e mbetur (30 pikë) ofertës financiare të ofertuesit (e cila përfshin kuotimin e ofertuesit për një tarifë fikse 15 vjeçare në Euro/MWh).

Siç shikohet, një nga aspekt kryesore lidhet me ofertën financiare. Aspekt i  cili përveç se përben një nga dy shtyllat kryesore, nuk nënvlerësohet edhe me te tjerat, duke u lidhur me kriteret e para kualifikimit dhe ato teknike, pasi që energjia e prodhuar për 15 vjet, siç ndodh zakonisht me projektet e rinovueshme si p.sh. aktualisht ato hidrike dhe biomase, do të mbështetet me një kuotë relative në faturën e energjisë.

Kështu, duke u fokusuar këtu ne vijim ne kriteret teknike, sipas një analize te ofruar ne një raport te fundit te IRENA-s, rezultatet e derikëtushme ne vende te ndryshme tregojnë se përgjatë ciklit të jetës së projektit, sistemet PV i nënshtrohen një shkalle mundësie për te dështuar me një kurbë te ‘vaskë’. Normat e dështimit janë më të larta në fazat e hershme për shkak të handikapëve në teknologji (efekti start-up), po aq sa janë ne fazat e fundit të ciklit – thotë raporti i IRENA-s.

Në fazat e hershme të zhvillimit të projektit, rreziku i lartë i dështimit zakonisht mbartet nga kompania qe ka mbuluar pjesën e inxhinierike, prokurimin dhe ndërtimin (EPC) dhe zhvilluesi i projektit. Këta aktore janë shpesh përgjegjës vetëm për disa vite, gjë që i bën ata të përqendrohen në sigurimin e cilësisë afatshkurtër!

Dështimet e teknologjisë mund të ulen në mes të jetës, duke çuar në të ardhura më të larta për huadhënësit dhe pronarët e projekteve, edhe pse kurba – në fund të ciklit të jetesës – pëson një trend në rritje për shkak të vjetërsimit. Këto rreziqe sipas te njëjtit raport përballohen nga entitetet publike ose komunitetet – qe nuk është rasti i Projektit te Akernise.

Ne çdo rast sigurimi i cilësisë (QA) është vendimtar për të reduktuar kostot e energjisë elektrike, pasi ajo kontribuon në sigurimin e stabilitetit për investitorët dhe palët e përfshira dhe behet një instrument thelbësor për të mbrojtur dhe përshpejtuar investimet e ardhshme në vendosjen e PV. Por qe ato te mund të kenë një ndikim pozitiv, thelbësore është zbatimi i një kuadri gjithëpërfshirës të sigurimit të cilësisë qe kërkon një infrastrukturë fizike dhe institucionale, të referuar si infrastrukturë cilësore (QI).

Zbatimi i QI ndikon në parametrat kryesorë që qëndrojnë pas kostos se prodhimit te energjisë (LCOE). Rreziku teknik dhe normat përkatëse financiare, jeta e projektit dhe prodhimi i parashikuar i energjisë janë parametra për të cilat QI mund të ulë ndjeshëm pasigurinë dhe të rrisë performancën. Një mjedis i orientuar nga cilësitë për teknologjitë dhe projektet në zhvillim mund të rrisë besimin e investitorëve, të mundësojë kosto mesatare më të ulëta të kapitalit dhe të tërheqë më shumë investime për teknologjitë diellore.

Përcaktimi i skemave të cilësisë së duhur, si dhe përfshirja e praktikave ndërkombëtare dhe konsultimi i palëve të interesuara mund të ndikojnë pozitivisht në secilën nga fazat e ciklit jetësor të teknologjisë. Pra cilësia kërkon një qasje holistike, duke mbuluar jo vetëm pajisjet, por të gjithë sistemin, duke përfshirë projektimin, instalimin, operimin, shërbimet e mirëmbajtjes dhe angazhimin ne asgjësimin ne fund te ciklit.

Kështu nga pikëpamja ekonomike, një QI kombëtare që përputhet me praktikat më të mira ndërkombëtare do te siguronte cilësi dhe sigurinë me te mire. Për sa këtu, lidhur me Projektin Akernisë është punuar për më shumë se një vit, dhe supozohet të aktivizuarit në kohë të një sërë mekanizmash garancie në zinxhirin e gjatë të projektit. Nga implementimi i se cilës përfiton i gjithë zinxhiri i vlerës duke përfshinë të gjithë aktorët nga autoritet publike, financuesit, zhvilluesit e projektit, prodhuesit, instaluesit dhe përdoruesit përfundimtarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0