Rëndësia e financave bashkiake, raporti i ri tregon një rritje të lehtë gjatë 2019

Rëndësia e financave bashkiake, raporti i ri tregon një rritje të lehtë gjatë 2019

financat bashkiake

Një raport vjetor mbi financat vendore tregon një forcim të kapaciteteve financiare të qeverisjes vendore krahas asaj qendrore, dhe gjithashtu tregon edhe pabarazitë midis 61 bashkive.

Përmes një webinar-i Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit – prezantoi Raportin e Financave Publike Vendore 2019 të financuar nga LevizAlbania – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.  

Ambasadori zviceran Adrian Maître përshëndeti prezantimin dhe tha: “Është inkurajues fakti që në këtë raport ka një rritje të autonomisë fiskale të bashkive gjatë 2019. Për këtë vit kemi dhe evidencë për një rritje të vazhdueshme të të ardhurave bashkiake nga transfertat e pakushtëzuara dhe nga taksat e veta. Përkundrejt vështirësive të shkaktuara nga tërmeti në fund të 2019, kjo rritje tek treguesit financiarë është një arritje jo e vogël”.

Mbi 60 pjesëmarrës ishin të pranishëm përfshirë ekpertë të financave publike, akademikë, përfaqësues të qeverisjes vendore, dhe përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, dhe OSBE. Gjetjet kryesore të raportit u prezantuan nga ekspertja e Co-PLAN, Merita Toska dhe u pasua me një diskutim se si i kanë përdorur bashkitë burimet e disponueshme financiare, për të përmirësuar shërbimet publike vendore.

Një gjetje e rëndësishme nga raporti është ecuria e përmirësuar e bashkive në lidhje me të ardhurat: të ardhurat nga taksat e veta u rritën me 9.1% dhe të ardhurat nga taksat e përbashkëta u rritën me 15% në krahasim me 2018. Të ardhura të rritura erdhën edhe nga transfertat e pakushtëzuara, të përgjithshme dhe sektoriale. Nga ana tjetër, raporti paralajmëron mbi ndryshimet dhe pabarazitë mdiis bashkive: një përqëndrim i lartë i të ardhurave në bashkinë Tiranë dhe kapacitete më të ulëta nga ana e bashkive më të vogla për të nxjerrë të ardhura dhe si pasojë, për të dhënë shërbime publike.

Lexoni: Puno me mençuri me Smart Working nga Vodafone Business

Raporti hedh vështrimin edhe tek mënyra si bashkitë kanë shpenzuar fondet e tyre dhe konfirmon një rritje të shpenzimeve nga fondet e veta. Megjithatë, raporti gjen që shpenzimet për personelin, operacionet dhe ‘të tjera’, janë më të larta se sa investimet kapitale.

Që nga 2015 ky raport mat impaktin e reformës territoriale dhe administrative mbi menaxhimin e financave bashkiake, dhe jep informacion në vazhdim dhe të krahasueshëm mbi performancën e financave publike vendore pas reformës.

Për të lexuar raportin e plotë të financave publike vendore në Shqipëri, klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0