Çmimi i naftës është rritur sërish duke prekur nivele rekord, më i larti i regjistruar ndonjëherë në vend.
Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet për 265 lekë, 7 lekë më shumë nga sa ishte, duke kapërcyer kështu edhe nivelin e arritur në fillim të marsit kur u rrit në 260 lekë.
Lexo edhe: Kush po fiton më shumë nga çmimet e rritura të naftës?
Ndërsa çmimi i benzinës ka shënuar një rënie të lehtë me 3 lekë më pak. Qytetarët do ta blejnë atë në pikat e karburanteve për 241 lekë litri.
Ndërsa gazi nuk ndryshon as me vendimin e ri dhe konsumatorët do të vazhdojnë ta blejnë atë për 86 lekë litri në pikat e tregtimit me pakicë.
Çmimet e reja të karburanteve do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto