Reklama e re e Nike, është një letër vizuale fymëzuese për të gjitha femrat

Reklama e re e Nike, është një letër vizuale fymëzuese për të gjitha femrat


“Nëse ne shfaqim emocione, quhemi dramatike. Nëse duam të konkurojmë kundër meshkujve, ne jemi të çmendura. Dhe nëse ëndërrojmë për mundësi të barabarta, delirante,” Fjalët që lexoni janë pjesë e reklamës së re nga Nike, të quajtur “Ëndërro Çmendurinë.”

Video frymëzuese, e cila debutoi këtë të dielë në Oscars me zërin e Serena Williams, tregon  standardet e dyfishta me bazë gjinore dhe shprehjet që përdoren për të demotivuar femrat që duan të arrijnë madhështinë.

“Kur ngremë zërin për diçka, me probleme. Kur jemi shumë të mira ka diçka që nuk shkon me ne. Dhe nëse tensionohemi, quhemi histerike, iracionale apo thjeshtë: të çmendura,” vazhdon Williams, ndërkohë që në video shfaqen pamje të grave të guximshme në sporte të ndryshme.

Më parë për njerëzit ishte çmenduri që një grua të garonte në një maratonë, boks, të drejtonte një ekip NBA, të konkuronte e veshur me ferexhe, të bënte një fëmijë dhe më pas të rikthehej për më shumë.” Por e dini çfarë?  Sipas Nike, quhet çmenduri deri në momentin që vendos ta bësh.

https://www.youtube.com/watch?v=whpJ19RJ4JY

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0