Regjistrohu në tryezën e rrumbullakët: Gratë në sipërmarrje dhe Pronësia Industriale - Business Magazine Albania

Regjistrohu në tryezën e rrumbullakët: Gratë në sipërmarrje dhe Pronësia Industriale

Dhoma Ekonomike e Gruas do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me temë: Gratë në sipërmarrje dhe Pronësia Industriale.

Gratë sipërmarrëse, të interesuar për të mbrojtur me ligj, sipërmarrjet, nismat dhe produktet e tyre, janë të ftuara të regjistrohen, duke kontaktuar numrin e mëposhtëm.

Aktiviteti zhvillohet këtë të enjte,  25 Prill 2024, ora 10.30, në ambientet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Në prag të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale – 26 prill, Dhoma ka ftuar në panelin folës Znj. Rovena Ibrahimaj, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Pjesë e panelit do të jenë dhe dy anëtaret e bordit drejtues DHEG: Znj. Antoneta Ndreka dhe Znj. Alida Kondi, të cilat do të fokusohen tek rëndësia e organizimit të bizneseve që drejtohen nga gratë dhe mundësitë për marrjen e shërbimeve për biznesin, që do të ofrohen nga projektet e EEN dhe Erasmus+.

Takimi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e zonjave sipërmarrëse, në fushën e të drejtave të pronësisë industriale, mbrojtja e të cilave është një aset shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre të të bërit biznes.

Ju mund të konfirmoni pjesëmarrjen deri ditën e mërkurë në numrin: 0672062266

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0