Reddit rrit të ardhurat nga reklamat me 50% falë komuniteteve të angazhuara - Business Magazine Albania

Reddit rrit të ardhurat nga reklamat me 50% falë komuniteteve të angazhuara

Reddit rrit të ardhurat nga reklamat me 50% falë komuniteteve të angazhuara

Të ardhurat nga reklamat në Reddit po rriten tre herë më shpejt sesa tregu i përgjithshëm i rrjeteve sociale, sipas të dhënave të fundit nga WARC Media. Pavarësisht se në vitin 2024 kapën vetëm 0.4% të totalit të shpenzimeve globale për reklama sociale, Reddit pritet të arkëtojë 1.8 miliardë dollarë gjatë vitit 2025, një rritje prej 49.6% në krahasim me një vit më parë. Ky trend pritet të vazhdojë, duke arritur në 2.5 miliardë dollarë në vitin 2026.

Reddit është pozicionuar si një “alternativë ndaj rrjeteve sociale”, falë natyrës  së përqendruar në biseda tekstuale dhe komunitete me interesa të përbashkëta. Kjo e bën platformën veçanërisht tërheqëse për markat që kërkojnë angazhim autentik dhe rekomandime të sinqerta nga përdoruesit. Rreth 25% e postimeve në Reddit lidhen me rekomandime, ndërsa 42% e përdoruesve e konsiderojnë mundësinë për të bërë pyetje brenda komuniteteve të besuara si një nga tre arsyet kryesore për të hulumtuar produkte.

Investimet: Rritje e fortë në të ardhurat nga reklamat

Përveç rritjes së shpejtë të të ardhurave, Reddit ka investuar ndjeshëm në teknologjinë AI për të përmirësuar performancën e platformës në menaxhimin e përmbajtjes, përkthimin dhe licencimin. Funksioni i kërkimit të bazuar në AI – Reddit Answers – arriti në 1 milion përdorues aktivë në javë vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025. Gjatë një thirrjeje për fitimet në fund të vitit 2024, kompania raportoi se 60% e të ardhurave vinin nga nivelet e mesme dhe të poshtme të funnel-it të shitjeve, ndërsa reklamat për ndërtimin e markës kishin ritmin më të shpejtë të rritjes në më shumë se tre vite.

Lexo edhe:Steve Jobs parashikoi ChatGPT në 1985?!

Përdorimi: Reddit arrin në 606 milionë përdorues me shtrirje globale

Numri i përdoruesve aktivë ditorë (DAUs) arriti në 108.1 milionë në tremujorin e parë të vitit 2025, me një rritje vjetore prej 31%. Ndërkohë, shtrirja e reklamave është zgjeruar në 606 milionë përdorues – më shumë se X (ish-Twitter) dhe shumë afër Snapchat (709 milionë). Përdoruesit e Reddit janë kryesisht meshkuj (59.8%), por me përfaqësim të mirë nga grupmosha 18-34 (41%) dhe 45+ (34%). Një tjetër aspekt unik i Reddit është mënyra si përdoruesit mbërrijnë në platformë – shpesh përmes kërkimeve në Google. Në vitin 2024, Reddit ishte një nga 20 termat më të kërkuar në Google, dhe i gjashti më i kërkuar gjatë 90 ditëve të fundit.

Performanca: Rekomandimet autentike nxisin angazhimin dhe besimin

Reddit është një burim i rëndësishëm për zbulimin e produkteve të reja. Rreth 76% e përdoruesve besojnë se përmbajtja në Reddit është më e “ndershme dhe e vërtetë” krahasuar me platformat e tjera. Për më tepër, një postim i vetëm organik nga një markë në javë mund të rrisë përmendjet pozitive me 3.5%, ndërsa tre komente me përmbajtje domethënëse nën postimet e përdoruesve mund të rrisin përmendjet pozitive me 2.2%. Formatet e reklamimit të fokusuara në biseda si Ask Me Anything (AMA) dhe Reddit Pro Trends ndihmojnë markat të ndërtojnë strategji autentike që rrisin besnikërinë e klientëve. Investimet në AI i kanë ndihmuar reklamuesit të dyfishojnë kthimin nga shpenzimet për reklama (ROAS) gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.

Sipas një analize të fundit të WARC, Reddit rezulton një nga dy platformat më efikase për reklamat sociale të paguara, duke ndikuar pozitivisht në performancën e kanaleve të tjera me një impakt mesatar prej 11%

warc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0