Redaktimet në Wikipedia kanë ndikim pozitiv në turizëm, 100,000 £ fitime - Business Magazine Albania

Redaktimet në Wikipedia kanë ndikim pozitiv në turizëm, 100,000 £ fitime

Një eksperiment nga ekonomistët në Collegio Carlo Alberto në Torino, Itali dhe ZEW në Mannheim, Gjermani, zbuloi se disa ndryshime të thjeshta në një faqe në Wikipedia mund të çojnë në një shtesë prej 100,000 £ në vit të ardhura nga turizmi për një qytet të vogël, për shkak të fuqisë së enciklopedisë falas në internet.

Studiuesit zgjodhën rastësisht qytete në të gjithë Spanjën për të përmisuar faqet e tyre në Wikipedia, duke shtuar disa paragrafë me informacion mbi historinë e tyre dhe atraksionet lokale, si dhe foto me cilësi të lartë të zonës. Nuk duhej ndonjë ekspert pasi shumica e përmbajtjes së shtuar u përkthye thjesht në Wikipedia nga Spanjisht në frëngjisht, gjermanisht, italisht ose holandisht.

Kjo lloj mënyrë kishte një efekt të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm, pasi shtimi i vetëm dy paragrafëve të tekstit dhe një foto e vetme në artikull rriti numrin e turistëve dhe rezervimet në qytet u rritën me 9% gjatë sezonit turistik. Në disa raste, rritja ishte edhe më e madhe. Pra një ndryshim i vogël mund të shtojë vizitat me një të tretën.

“Nëse e shtrijmë këtë në të gjithë industrinë e turizmit, ndikimi është i madh”, shkruajnë autorët, Marit Hinnosaar, Toomas Hinnosaar, Michael Kummer dhe Olga Slivko. ” Ndikimi i tij mund të jetë në miliarda euro ”

Në fakt efekti është aq i madh saqë është ngritur pyetja pse qytetet nëpër botë nuk e bëjnë vetë këtë redaktim themelor, thonë autorët. Wikipedia është shkruar kryesisht dhe redaktuar nga vullnetarët, por rritja e sasisë së informacionit të disponueshëm për tema të caktuara mund të korrë një sukses të madh në krahasim me kohën e kaluar.

Por struktura e Wikipedia dha një përgjigje për pyetjen: Pothuajse të gjitha shtesat në versionin Holandez të faqes u hoqën brenda 24 orësh, duke i detyruar studiuesit të kufizonin ekzaminimin e tyre të efekteve në tre gjuhët e tjera.

Një redaktor i vjetër në faqen Holandeze kishte vërejtur eksperimentin në progres dhe vazhdoi të ndalonte të gjitha përditësimet e ardhshme nga ekipi. Redaktimi komercial nuk lejohet dhe kërkimi u gjykua se kapërceu kufirin.

Fuqia e Wikipedia mund të përdoret si për keq, ashtu edhe për mirë. Në gusht, u zbulua se një adoleshent amerikan i cili kishte filluar të redaktonte faqen e internetit si një hobi kur ishte 12 vjeç ishte bërë një nga redaktorët kryesorë në versionin skocez të faqes, pavarësisht se në të vërtetë nuk ishte në gjendje ta fliste atë gjuhë.

Ai kishte shkruar artikuj të shumtë duke zëvendësuar fjalët angleze të përkthyera në gjuhë të tjera pavarësisht se gjuha kishte gabime gramatikore. “Ky person ndoshta ka bërë më shumë dëm në gjuhën skoceze se kushdo tjetër në histori,” vuri në dukje përdoruesi i cili fillimisht evidentoi problemin. Ky është një vandalizëm kulturor.”

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0