Red Bull Basement të dërgon në Silicon Valley! - Business Magazine Albania

Red Bull Basement të dërgon në Silicon Valley!

Mjafton një ide për të bërë ndryshimin!

Red Bull bashkohet me Microsoft Azure Credits dhe AMD për t’ju dhënë mjetet e inteligjencës artificiale, mentorimin dhe platformën globale që ideja juaj të marri jetë, dhe kraaahët për ta prezantuar atë në Silicon Valley. Aplikimet për Red Bull Basement 2026 janë tashmë të hapura për studentë dhe founders në Shqipëri.  Fituesi kombëtar nga Shqipëria do të përfaqësojë vendin në World Final në Silicon Valley, SHBA, së bashku me pjesëmarrës nga mbi 40 shtete, duke konkurruar për 100,000 USD financim pa dhënien e të drejtës së idesë dhe mentorim nga ekspertë ndërkombëtarë.

Çfarë është Red Bull Basement?

Red Bull Basement funksionon si një inkubator inovacioni, në bashkëpunim me Microsoft dhe AMD, duke ofruar mjete AI që ndihmojnë pjesëmarrësit të kalojnë nga ideja në prototip – edhe pa eksperiencë teknike apo njohuri në kodim.

Kush mund të aplikojë?

Programi është i hapur për të rinjtë 18–24 vjeç, rezidentë në Shqipëri, që aplikojnë individualisht ose në ekipe me dy persona.

Lexo edhe: Ibrahimaj: Ligj për produktet “Made in Albania” brenda vitit 2026

Si funksionon?

  • Faza e Aplikimit (19 Janar – 5 Mars 2026): Dorëzoni idenë tuaj online dhe përfitoni akses në mjete AI për ta zhvilluar. Nëse ende je duke gjetur sesi do ta vendosësh në jetë idenë, mentorët tanë me inteligjencë artificiale mund të të ndihmojnë të gjenerosh atë dhe ta formosh bazuar në interesat e tua.

Pasi të dorëzosh idenë tënde, do të marrësh akses falas në Microsoft Azure Credits për të të ndihmuar të përmirësosh rrugën drejt konceptit tënd.

Një panel drejtuesish dhe ekspertësh vendas të industrisë do t’i shqyrtojë aplikimet dhe do të përzgjedhë ekipet më të mira, të cilat do të ftohen të regjistrojnë një video-prezantim 1-minutësh të idesë së tyre, për t’u përzgjedhur më pas për fazën tjetër.

  • Finalja Kombëtare: Ekipet e përzgjedhura prezantojnë prototipin dhe pitch-in përpara një jurie lokale. Gjatë kësaj kohe, mund të kesh mundësinë të aksesosh burime dhe mjete të përzgjedhura, të krijuara për të mbështetur mënyrën se si mendon, si ta formosh dhe ta shprehësh idenë tënde.

Në përfundim të kësaj periudhe përgatitore, do të prezantosh:

  • Një prezantim konkret të idesë sate, dhe​
  • Një prezantim të shkurtër që shpjegon se çfarë është ideja jote, pse ka rëndësi dhe ndikimin që synon të ketë.
  • Në asnjë fazë nuk kërkohet njohuri teknike apo përvojë e mëparshme.​
  • Të gjitha ekipet do të prezantojnë nën të njëjtin format dhe nën të njëjtat kushte në Finalen Kombëtare. Do të prezantosh idenë tënde para një paneli ekspertësh vendas të industrisë, të cilët do të vlerësojnë prezantimet dhe do të përzgjedhin një ekip që do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore dhe do të vazhdojë në fazën globale.

Detaje të mëtejshme rreth fazës përgatitore, burimeve të disponueshme dhe formatit të prezantimit do të ndahen më afër Finales Kombëtare.

  • Faza e Zhvillimit: Fituesi kombëtar punon për ta kthyer prototipin në MVP me mbështetje teknologjike dhe mentorim. Gjatë kësaj faze, ekipet do të marrin:

Një laptop AMD me inteligjencë artificiale (AI)

Kredite shtesë në Microsoft Azure për të zhvilluar dhe përmirësuar më tej produktin e tyre.

Akses në mentorë të klasit botëror që ofrojnë udhëzime mbi aplikacionin, biznesin dhe ndikimin.

Mbështetje e vazhdueshme dhe një komunitet global bashkë moshatarësh për të të ndihmuar të avancosh idenë tënde.

  • World Final (1–3 Qershor 2026): Prezantim global në Silicon Valley përballë investitorëve dhe liderëve të industrisë. Finalja botërore është një përvojë tre-ditore e përqendruar, ku do të sjellësh në jetë atë që ke ndërtuar para një audience ndërkombëtare. Do të prezantosh MVP-në tënde para një paneli gjyqtarësh globalë, kapitalistësh të sipërmarrjes, investitorësh dhe drejtues të industrive të ndryshme.

           Përveç prezantimit, do të kesh akses në:

  • Networking me themelues, investitorë dhe partnerë.
  • Mentorim nga ekspertë dhe feedback praktik.
  • Trajnim si të tregosh idenë nga ekspertët e Red Bull.
  • Ekspozim global për ty dhe idenë tënde.

 Në fund, një ekip përzgjidhet si Fitues Botëror dhe fiton një çmim të jashtëzakonshëm.

  Aplikimet mbyllen më 5 Mars 2026, per te aplikuar kliko ketu:  https://www.redbull.com/al-sq/events/red-bull-basement-albania

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0