Recetat e Festave përgatitur nga shefat e kuzhinës së Hilton Garden Inn Tirana - Business Magazine Albania

Recetat e Festave përgatitur nga shefat e kuzhinës së Hilton Garden Inn Tirana


Në përmbyllje të vitit 2018, si viti i parë i markës Hilton në Shqipëri nëpërmjet hotelit Hilton Garden Inn Tirana, si dhe në kuadrin e festave të fundvitit, shefat e kuzhinës së hotelit më të ri në Shqipëri, organizuar në ambjentet e restorantit Olive Tree, një aktivitet me gazetarë, të titulluar:

Testime Recetash me shefat e Hilton Garden Inn Tirana.

Shefi i mirënjohur gjerman Volker Weber – Drejtor i Food & Beverage pranë Hilton Garden Inn Tirana së bashku me kolegët e tij, shefin italian Alessandro Esposito dhe kolegët shqiptarë Ledio Prifti, Ilir Balli, Eri Rika, Bernard Moka ishin mikpritësit e gazetarëve në këtë aktivitet dhe kishin përgatitur posaçërisht për ta një menu moderne me recetat fantastike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin specialitete kuzhine nga shtete të ndryshme, karakteristike për këtë sezon festash.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi karakteristikat e kuzhinave të ndryshme botërore dhe u shkëmbyen eksperienca fantastike jo vetëm nga shefat e kuzhinës, por edhe nga gazetarët shumë të informuar në këtë fushë.

Drejtori i Përgjithshëm i hotelit Hilton Garden Inn Tirana z. Michael Walker, falenderoi gazetarët për partneritetin e treguar gjatë muajve të parë të prezencës së markës Hilton në Shqipëri dhe informoi gazetarët mbi aktivitetet e planifikuara gjatë ditëve të fundit të vitit 2018, veçanërisht për Darkën e Bamirësisë për Krishtlindje që do të organizohet më 24 dhjetor, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në bashkëpunim me fondacionin Down Syndrome Albania, ku pjesëmarrësit në këtë darkë do të argëtohen me gatimet dhe atmosferën festive, kurse fitimet nga çdo biletë e shitur do të shkojnë në ndihmë të njerëzve me Sindromën Down.

Bashkangjitur do të gjeni recetat e shefave për t’i bërë festat tuaja më të shijshme

Recetat e shefave për t’i bërë festat tuaja më të shijshme

Hilton Garden Inn Tirana hapi dyert e tij për klientët më 30 gusht 2018 dhe iu bashkua listës së 62 hoteleve të markës Hilton Garden Inn të hapura në të gjithë Europën, duke përfaqësuar shtetin e 108-të në të cilin marka Hilton është prezente.

I pozicionuar në Bulevardin “Gjergj Fishta”, hoteli është i vendosur vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve, duke ofruar qasje të lehtë tek kompanitë e biznesit dhe atraksionet e vendit. Hoteli Hilton Garden Inn Tirana u ofron udhëtarëve në Shqipëri mikpritjen e markës së mirënjohur, të cilët ashtu si të gjithë mysafirët në Hilton Garden Inn në mbarë botën, akomodohen në dhoma me çmim të përballueshëm, pajisje moderne dhe kanë premtimin e “Hilton Garden Inn”, e cila afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat. Për të marrë përfitime të menjëhershme duke përfshirë çmimin më të ulët në dispozicion në internet, kontrollin dixhital, Wi-Fi falas dhe për të përfituar pikë për Hilton Honors për netë falas, të ftuarit inkurajohen t’i bashkohen Hilton Honors®.

Për më shumë foto, klikoni këtu.

Për informacione të mëtejshme rreth hotelit, kontaktoni në hgitirana@hilton.com. Për të shkarkuar imazhe dhe video dhe për më shumë informacion, vizitoni Hilton Garden Inn Media Center.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0