Rastet kur duhet t'i shpenzoni paratë dhe jo t'i kurseni ato

Rastet kur duhet t’i shpenzoni paratë dhe jo t’i kurseni ato


Paraja është një mjet që, në mënyrën e tij më të mirë, ka për qëllim të përmirësojë jetën tonë. Në disa raste ne mundohemi ta kursejmë, por ekzistojnë disa raste kur paraja nuk duhet të kursehet. Ajo duhet shpenzuar dhe në këto raste shpenzimi është më i rëndësishëm sesa kursimi i tyre.

Për shembull, është më mirë të shpenzoni në diçka që lidhet me sigurimin e jetës, banesës apo shëndetit sesa të shpenzoni për diçka që mund të jetë thjesht për kënaqësi.

6 raste kur është më mirë të shpenzoni sesa të kurseni:

  1. Për të qenë të shëndetshëm

Është mirë që ju të investoni për shëndetin tuaj, sesa për gjëra luksi dhe kënaqësie. Në këtë rast po flasim për ushqyerjen e shëndetshme. Ju duhet të shpenzoni mjaftueshëm para, që të ushqeheni me ushqime cilësore dhe nuk duhet të ndjeheni fajtorë për shpenzimin e parave, kur shëndeti juaj mendor dhe fizik është në rregull.

  1. Për sigurimin e jetës dhe shëndetit

Sigurimi i jetës dhe shëndetit janë domosdoshmëri. Në vend që të shpenzojmë për diçka që mund të jetë argëtuese, është më mirë që të derdhim disa para, për të siguruar veten tonë ndaj një sëmundje, dëmtimi apo aksidenti. Këto janë gjëra që ndoshta mund të kushtojnë, por janë jetike dhe shumë të rëndësishme.

  1. Për të blerë gjëra që ju sjellin gëzim ose ju kursejnë kohë

Pasi të keni kryer të gjitha shërbimet e lartpërmendura, është mirë të shpenzoni para për përvojat, shërbimet dhe produktet që ju sjellin gëzim ose e bëjnë jetën tuaj më të lehtë. Heqja dorë nga vetja nuk është e qëndrueshme dhe rrallë çon në sukses. Prandaj praktikoni këto gjëra me qëllim që edhe ju të ndiheni paksa më mirë.

Lexo: Shqiptarët rrisin shpenzimet për kulturën

  1. Për të blerë atë për të cilën keni kursyer

Nëse keni kursyer për një pagesë të rëndësishme në lidhje me shtëpinë, për disa pushime që keni dëshiruar prej kohësh, apo për të blerë një makinë të re, atëherë investoni dhe shijoini këto gjëra. Është shumë mirë kur paratë shpenzohen për një shpenzim që e keni dashur prej kohësh.

      5.Për të marrë ndihmë profesionale

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që punojnë me këshilltarët financiar kanë më shumë të ngjarë të raportojnë lumturinë, besimin dhe stabilitetin në jetën e tyre financiare dhe personale. Një planifikues i mirë financiar mund t’ju ndihmojë të identifikoni qëllimet tuaja më të rëndësishme dhe të bëni një plan për t’i arritur ato.

  1. Të përdorni produkte cilësore që kanë rëndësi për ju

Ju mund të mos mendoni për një dyshek cilësor, një palë këpucë, bagazhe ose produkte të kujdesit për lëkurën si një investim, por kur diçka ka potencial për të përmirësuar fusha të tjera të jetës tuaj, shpesh ia vlen të shpenzoni.

Buiness Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0