Raporti: Samsung do të humbasë market-share në vitin 2018

Raporti: Samsung do të humbasë market-share në vitin 2018


Viti 2017 për Samsung ishte një vit goxha i mirë. Kompania prezantoi Galaxy S8, Galaxy S8 Plus dhe Galaxy Note 8, të cilët janë disa nga smartphone më të mirë në treg. Ata mundën të ringrihen pas një viti 2016 të vështirë. Ata kthyen mbrapsht gjithë Galaxy Note 7 për problemin e saj të njohur të marrjes flakë. Kjo gjithashtu bëri që të vihej në dyshim e ardhmja e gamës së Galaxy.

Lexoni: Android 8.0 Oreo për Samsung Galaxy Note 8 tashmë i publikuar

Por megjithatë, mendohet se market-share i Samsung do të bjerë vitin e ardhshëm. Aktualisht, Samsung zotëron 20.5% pjesë tregu. Sipas një raporti të Strategy Analytics, kjo shifër do të bjerë në 19.2% në vitin 2018. Kjo shifër pëkthehet në 315 njësi në të gjithë botën.

Por nga do të shkaktohet kjo rënie? Përgjigjia gjendet në Kinë. Kompanitë kineze si Xiaomi, Huawei dhe OPPO vazhdojnë të rriten. Smartphone që këto kompani prodhojnë kanë një kosto shumë më të ulët nga ajo e produkteve flagship të Samsung. Nga ana tjetër, cilësia e ndërtimit dhe eksperienca me to, është e njëjtë me ato të Samsung.

Por, kompania pritet të goditet jo vetëm në produktet premium, por edhe ato të klasit të mesëm. Smartphone-ët e mirë, janë duke kushtuar pak e më pak, sa më shumë koha kalon, së bashku me çmimet e komponentëve. Kjo i lejon kompanitë që të prodhojnë aparate me kosto të ulët, që ofrojnë një eksperiencë goxha të ngjashme me ato premium.

Kjo është hera e parë që Samsung mund të raportojë rënie të tilla, që pas vitit 2016. Por, edhe sikur kjo të ndodhë, përsëri ajo do të jetë goxha përpara konkurrentëve. Aktualisht ajo ndiqet nga Apple me 14.3%, Huawei me 10% dhe OPPO me 7.8%.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0