Raporti i UNICEF/ Shtohen të varfrit në Kosovë dhe Shqipëri - Business Magazine Albania

Raporti i UNICEF/ Shtohen të varfrit në Kosovë dhe Shqipëri

Më shumë se 35 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve në vend si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit. Ndërsa për Kosovën, shifra është akoma më e lartë dhe arrin në 41.450 persona.

Shifrat janë publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve, ku Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri në rajon.

nga 35.413 persona që do të bien në varfëri në Shqipëri, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë. Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF.

Lexo edhe; Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është duke u thelluar në Gjermani.

Pasojat e varfërisë së fëmijëve shkojnë shumë përtej vështirësive financiare të familjeve: sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave të shpenzuara për nevojat bazë, si ushqimi dhe karburantet.

Dhe kur kostoja e nevojave themelore rritet, paratë e disponueshme për nevoja të tjera si shëndetësia dhe arsimi ulen.

Si rezultat, fëmijët më të varfër kanë më pak gjasa të kenë akses në shërbimet thelbësore dhe janë më të prekshëm ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, thotë agjencia e OKB-së.

Raporti i UNICEF thotë se lufta në Ukrainë, dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0