Raporti i "Crown Agents" Qeverisë: Doganat nën korrupsion e kontrabandë

Raporti i “Crown Agents” Qeverisë: Doganat nën korrupsion e kontrabandë


Përmes një raporti dërguar Qeverisë, kompania akuzon se janë penguar në mënyrë të qëllimshme. Kompania “Crown Agents” ka hedhur poshtë akuzat për paaftësi, duke fajësuar korrupsionin dhe pengesat e administratës doganore në përmbushjen e rolit të saj për rritjen e të ardhurave nga doganat. Përmes një raporti dërguar Kryeministrit dhe Ministrit të Financave, “Crown Agents”, ka denoncuar korrupsionin sistematik të administratës tatimore si dhe pengesën e vullnetshme të saj për të mos lejuar kompaninë të kryente rolin e saj. Televizioni “Vizion Plus” ka bërë publik raportin, ku “Crown Agents” sqaron pengesat për shkak të të cilave nuk ka arritur të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale. E pyetur nga “Shqiptarja.com”, zyra e shtypit të Ministrisë së Financave tha se bëhet fjalë për një raport të vitit 2014, përpara se të lidhej kontrata e konsulencës mes kompanisë me qeverinë shqiptare.

Raporti
Qëndresa që kanë dëshmuar disa punonjës të doganës për të kryer kontrollet në mënyrën e duhur dhe në veçanti mungesa e vullnetit për të vendosur penalitetet e duhura për rastet e shkeljeve të regjimeve doganore, thekson një prej pikave të raportit, i cili vazhdon me korrupsionin e punonjësve të doganave dhe mungesën e vullnetit për bashkëpunim. “Niveli dhe kompleksiteti i korrupsionit të organizuar e sistematik në dogana, i krijuar në mënyrë të qëllimtë për të mbështetur mashtrimin me të ardhurat; Mungesë bashkëpunimi nga ana e një numri Degësh Doganore, Kryetarësh të Degëve Doganore si dhe juristësh e të tjerëve nëpërmjet dëshmimit të mungesës së njohurive, paaftësisë e, në disa raste, edhe pengim të qëllimshëm; Mungesë e të dhënave të kompjuterizuara, përfshirë mungesën e një sistemi për regjistrimin e rasteve të zbuluara, veprimeve kriminale dhe informacionit të përpunuar kriminal”, thekson raporti i bërë publik nga “Vizion Plus”.”

“Paaftësia”
Britanikët theksojnë gjithashtu në raport se janë penguar të bëjnë punën e tyre nga drejtoritë e doganave, ku në rastin më të mirë thonë ata, kjo ka qënë një paaftësi. “Gjatë pesë muajve të parë të Programit, “Crown Agents”, ka hasur pengesa të konsiderueshme dhe mosmarrëveshje në të gjitha fushat me stafin e doganave nëpër rrethe, dhe, në të gjitha rastet, vlerësimi nga ana e doganës ishte më i ulët se vlerësimi i kryer nga ekspertët e “Crown Agents”. Situata në lidhje me këtë çështje, tashmë është përmirësuar ndjeshëm, megjithëse, kufizimet dhe pengesat lidhur me shpërndarjen operacionale efektive të skuadrave tona mbetet një çështje shqetësuese. Por kjo gjë ka sjellë një ulje të të ardhurave në vlerën 12.37 milionë euro plus 5.68 milionëve të tjerë si pasojë e mosvjeljes së gjobave. Ne vlerësojmë se vlera totale e identifikuar në lidhje me humbjen e mundshme të të ardhurave nga tetë skuadrat operative është 12.37 milionë EURO gjatë kësaj periudhe”, thotë “Crown Agents”. Kompania konsulente vlerëson gjithashtu se të ardhurat totale shtesë referuar gjobave, si rezultat i punës së skuadrave operative, nëse do të ishin vjeluar në mënyrë korrekte, do kapnin shifrën e 5.68 milionë EURO.

 

/Shqiptarja.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0