Rana e Hedhun, aty ky do të zhvillohet Festivali elektronik ndërkombëtar i UNUM - Business Magazine Albania

Rana e Hedhun, aty ky do të zhvillohet Festivali elektronik ndërkombëtar i UNUM


UNUM vjen me një festival të ri në Shqipëri. Ai parashikon të shfaqë 50 veprat më të mira ndërkombëtare e lokale në tre ditë e netë.

Festivali do të mbahet tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin me 31 Maj- 2 Qershor 2019. Mediat ndërkombëtare që kanë lançuar eventin, ashtu si edhe në faqen zyrtare të UNUM, vijojnë ta cilësojnë Rivierën Shqiptare si një nga sekretet e fundit të paprekura në Europë, e mbushur me gjiret e izoluara dhe plazhet e arta.

“UNUM në latinisht do të thotë Një”. Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë organizatore, “Një” në këtë rast, nuk do të thotë, “Një” si numër, apo masë, por “Një” si një e tërë.

Organizatorët e përshkruajnë Ranën e Hedhun si vendin ku emri i festivalit merr kuptim, ku muzika dhe pamja bashkohen për të realizuar një ëndërr të lumtur. Rrezet e diellit shndrijnë në det ndërsa ndieni rërë nën këmbët tuaja dhe zhurma e qetë e erës fluturon zhurmshëm në pisha.
Të gjitha këto të vendosura përkundrejt një sfondi malor, hapësirë ​​ideale për të dëgjuar shumë artistë të respektuar nga e gjithë bota.

 

https://www.facebook.com/unumfestival/videos/916721455190583/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0