Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si familjeve edhe bizneseve

Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si familjeve edhe bizneseve


Me aktin normativ për masat e veçanta, do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të Covid 19.

Lexo: Ekuilibri i jetës

Kryeministri i vendit, nëpërmjet një postimi në Facebook deklaron se kush ka humbur punën në të zezë, mund të përfitojë nga kjo masë, vetëm duke denoncuar punëdhënësin.

“Qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse”, u shpreh kryeministri i vendit Edi Rama.

Përjashtimi nga detyrimi i qerasë vlen edhe për studentët që jetojnë me qera.

Lexo: Agron Shehaj do t’i dhurojë 2 respiratorë spitalit Shefqet Ndroqi

Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrëse të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0