Ne një postim në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama sqaron të gjithë qytetarët që iu ka përfunduar karta e identitetit. Ai thekson se ajo është e vlefshme për të marrë shërbime bankare, përfshirë edhe përfitimet e lehtësirave ose mbështetjes financiare të ofruar nga qeveria.
Ndodhur në kushtet e emergjencës, Ministria e Brendshme kërkon që të gjitha institucionet e sistemit bankar në vend të vijojnë të ofrojnë shërbimet e tyre ndaj qytetarëve edhe në rastet kur vlefshmëria e kartës së identitetit, ka përfunduar në vitin 2020, duke kërkuar certifikatë personale gjeneruar rishtazi nga portali e-Albania.
Kjo kërkesë shtrin afatet e bashkëpunimit deri në përfundim të periudhës së emergjencës së pandemisë, kur do të njoftohet fillimi i veprimtarisë së prodhimit të dokumenteve të identifikimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.