Raketa “gjigande” e SpaceX shpërthen në ajër. Ekipi feston “dështimin” - Business Magazine Albania

Raketa “gjigande” e SpaceX shpërthen në ajër. Ekipi feston “dështimin”

Raketa “Starship” e SpaceX, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, u lëshua sot në brigjet e Teksasit Jugor.

Raketa pa ekuipazh shpërtheu në ajër menjëherë pas ngritjes, por SpaceX është ende duke festuar testin.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha SpaceX në një postim në Tëitter.

Është e zakonshme që lëshimet për herë të parë të dështojnë pasi inxhinierët zgjidhin problemet që mund të mos jenë bërë të dukshme gjatë testimit të mëparshëm.

Lexo edhe: 5 muaj në hapësirë, ekuipazhi SpaceX i NASA-s kthehet i sigurt në Tokë

Raketa SLS e NASA-s, për shembull, iu nënshtrua dy përpjekje për lëshim përpara se automjeti të ngrihej përfundimisht në nëntor 2022.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, uroi SpaceX në një postim në Twitter të enjten, duke shtuar se “çdo arritje e madhe gjatë historisë ka kërkuar një nivel rreziku të llogaritur”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0