Raiffeisen Bank prezanton platformën dixhitale, Raiffeisen ON - Business Magazine Albania

Raiffeisen Bank prezanton platformën dixhitale, Raiffeisen ON


Në një kohë ku teknologjia luan rol kryesor në jetën tonë të përditshme, Raiffeisen Bank vjen me platformën më të avancuar, fjalën e fundit të teknologjisë dixhitale për t’ju gjendur pranë klientëve të saj.

“Ashtu dhe si në të kaluarën, me avancimet historike, ne shpresojmë që ky hap do të stimulojë transformimin e tregut në drejtim të dixhitalizimit duke zhvendosur kështu sjelljen e konsumatorëve.

Në Raiffeisen Bank, ne orientohemi nga klienti dhe jemi të fokusuar dhe të frymëzuar nga nevojat e tyre. Në këtë frymë është zhvilluar edhe platforma e re. Banka ka investuar burime të konsiderueshme, ka përfshirë njerëzit më të mirë dhe ndërmori një udhëtim për të kuptuar nevojat e konsumatorëve dhe të gjithë këtë informacion e shndërroi në një përvojë të thjeshtë për përdoruesit dhe një platformë të plotë dixhitale.

Raiffeisen Bank e ka kthyer thjeshtimin e produkteve bankare, përvojën e përdoruesit dhe dixhitalizimin e proceseve në një qëllim kryesor strategjik. Kështu, ne do të vazhdojmë të prodhojmë risi dhe vlera për klientët tanë”, – tha z.Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri.

“Raiffeisen ON përdor sigurinë më të mirë botërore, pa kompromentuar eksperiencën e përdorimit nga klientët tanë, duke e bërë të lehtë bërjen e biznesin pa përdorur pajisje apo procese sigurie të komplikuara.

Kjo është një platformë plot me tipare të nevojshme, e cila është krijuar dhe konceptuar si për klientët individë, ashtu dhe për ata korporatë. Nëpërmjet teknologjisë së saj të përparuar, Raiffeisen ON ofron shërbime të shpejta dhe të sigurta, pa pasur nevojë të shkohet në bankë.

Nëpërmjet kësaj platforme unike, të gjithë mund të hyni të sigurt në llogaritë personale apo të biznesit, të dërgoni para me telefonin apo kompjuterin tuaj, të kontrolloni çdo gjë në kohë reale, të transferoni para brenda dhe jashtë vendit, të paguani faturat tuaja, të paguani kartat e kreditit ose edhe t’i bllokoni ato nëse dëshironi, si dhe të këmbeni para. Ajo kujdeset për llogaritë tuaja, qofshin këto personale apo të biznesit; në mënyrën më të sigurt të mundshme, duke përdorur elemente të reja dhe inovative të sigurisë.

Aplikimi është falas, dhe mund të shkarkohet në App Store dhe Play Store dhe llogaria juaj mund të hapet dhe të aksesohet në pak minuta.

Dhe më e rëndësishmja, ky është vetëm hapi i parë. Ne jemi duke u transformuar si bankë, duke u bërë dixhitale edhe në proceset e brendshme si dhe në organizim.

Me Raiffeisen ON që mund t’a shkarkoni kudo, jeta juaj do jetë më e lehtë dhe përvoja juaj bankare më e shpejtë.”

Burimi: noa.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0