Raiffeisen Bank dhe Posta Shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen për depozitimet cash

Raiffeisen Bank dhe Posta Shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen për depozitimet cash


Raiffeisen Bank ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Postën Shqiptare, për shërbimin më të ri që do të ofrojë, atë të depozitimit cash pranë sporteleve të zyrave postare.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i  Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris dhe Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj.  Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Raiffeisen Bank i ofron klientëve të saj mundësinë për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), në zonat e pa mbuluara nga rrjeti i degëve/agjencive.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Drejtori i  Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris u shpreh: “Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 1 vjeçare nga të dy ekipet, jemi në gjendje të fillojmë punën në 9 qytete pilot pranë degëve të postës. Dhe për koinçidence është edhe 15 vjetori i bankës Raiffeisen dhe kjo më bën akoma edhe me të lumtur që të firmosim këtë marrëveshje së bashku. Do të doja të theksoja se kjo marrëveshje midis dy institucioneve është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë midis Raiffeisen Bank dhe Postes Shqiptare”.

Lexo: Raiffeisen Bank feston 15-vjetorin e saj në Shqipëri

Në fjalën e tij Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj u shpreh: “Kjo marrëveshje midis Postës Shqiptare dhe Raiffeisen Bank, në thelb ka kryerjen e shërbimeve të depozitimeve cash në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Raiffeisen Bank, në 9 qytete që banka nuk ka degë të saja. Jam i bindur që ky është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë që Posta Shqiptare dhe Raiffeisen Bank do të kryejnë së bashku, për të ofruar një sërë shërbimesh për qytetarët, duke përfshirë të gjithë gamën e shërbimeve financiare që do të mundemi të ofrojmë. Jam shumë i lumtur që me Raiffeisen Bank po firmosim brenda një kohe të shkurtër marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, e cila për Postën Shqiptare përfaqëson një sfidë të kaluar me sukses, pas muajve të gjatë përgatitje të stafit. Posta Shqiptare tregoi që i përmbush të gjitha standardet e Raiffeisen Bank dhe sot konkretizuam këtë marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi për të dyja palët”.

Faza e parë e bashkëpunimit do të aplikohet në 9 zyra postare, në qytetet Memaliaj, Këlcyrë, Poliçan, Fushë-Arrëz, Shëngjin, Rrogozhinë, Maliq, Belsh dhe Delvinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0