Kompania Qualcomm në një deklaratë u shpreh se po punon me një grup të kompanive që përdorin sistemin operativ Android për të shtuar aftësitë e komunikimit të mesazheve me satelitë në pajisjet e tyre.
Kompania me bazë në San Diego të Kalifornisë, e cila është edhe furnizuesi më i madh në botë për çipat të cilët lidhin telefonat me rrjetet “ëireless”, tha se është duke punuar me Honor, Motorola, Nothing, Oppo, Vivo dhe Xiaomi, për zhvillimin e këtyre pajisjeve.
Komunikimet e bazuara në satelit mund të dërgojnë dhe të marrin të dhëna në rajone të largëta ose rurale ku rrjetet e tjera të telekomunikimit nuk janë në dispozicion.
Qualcomm njoftoi se po shtonte këto aftësi në çipat e tyre nga ky vit.
Lexo edhe: iPhone 14: Përdor satelitin për mesazhe urgjente, kthejeni nga qielli!
Bashkëpunimi i Qualcomm me prodhuesit e pajisjeve Android ka gjasa që të ngritë konkurrencën në mes të atyre markave dhe Apple, markë kjo e cila vitin e kaluar e kishte prezantuar veçorinë e cila lejonte dërgimin e mesazheve emergjente satelitore si një nga veçoritë kryesore të linjës më të re të iPhone-ëve.
Ata iPhone të ri përmbajnë një çip nga Qualcomm, edhe pse Apple për Reuters kishte deklaruar se ato telefona përmbajnë edhe harduer dhe softuer të personalizuar që janë pronë e Apple.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto